45 minuta në ndjekje të Porsche-it, shoferi pa patentë rrezikoi policët (Fotot)

Feb 6, 2016 | 12:54
SHPËRNDAJE

Vijojnë kontrollet e Policise së Shtetit, sidomos me plan masash të veçantë gjatë fundjavës për rritjen e parametra të sigurisë në rrugë.

Kështu, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të së dielës, nga Policia Rrugore duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur 4 drejtues mjetesh.

12656214_1245657848781604_1175786616_o

Jane pezullar 25 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, për alkool, për semafor e kontroll teknik.

21 raste janë ndëshkuar për komision, si dhe janë bllokuar 2 automjete për mungesë dokumentash.

12696682_1245657838781605_483639826_o

Kontrolle të shumta janë zhvilluar nga Shqiponjat e Patrullat e Përgjithshme, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi Lulëzim Rrushi, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip Porsch, nuk i ka ndaluar pikës së kontrollit duke u larguar me shpejtësi shumë të madhe dhe duke rrezikuar edhe jeten e punonjësve të policisë në pikën e kontrollit.

12696725_1245657822114940_690766098_o

Pas 45 minutash ndjekie nga Shqiponjat, Qarkullimi Rrugor e Patrullat e Pergjithshme u bë kapja dhe arrestimi i tij, si dhe bllokimi i automjetit”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu Shqiponjat e Patrullat e Pergjithshme në orët e para të mëngjesit kanë parandaluar përshkallëzimin e nje konflikti të çastit mes disa të rinjve në një lokal në zonën e ish-Bllokut.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 18 persona.

Janë kontrolluar rreth 20 lokale nate dhe janë gjobitur 13 prej tyre për shkelje si: – Punonjës të pa rregjistruar të punësuar në lokale. -Mos dhënie të kuponit tatimor klientëve.

12656200_1245657812114941_1085512396_o 12696515_1245657785448277_1488671690_o 12695121_1245657772114945_1554153510_o 12669122_1245657768781612_1246868622_o


Kontrollet per sigurine ne rruge, policia by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura