Kryeqyteti feston 100-vjetorin në shesh me “Birra Tirana”

Feb 11, 2020 | 20:04
SHPËRNDAJE

Tirana ka festuar dje 100-vjetorin e shpalljes kryeqytet të Shqipërisë, me muzikë e me pijen simbol “Birra Tirana”.

6bb221e2-fb50-441d-806c-0b56f5ab9306

Sheshi “Nënë Tereza” është mbushur nga qytetarët, të cilët, megjithëse jemi ende në dimër, kishin gjetur kënaqësinë te “Birra Tirana”.

Stendat e saj kanë qenë më të preferuarat nga kryeqytetasit, të cilët kanë mbushur gotat një pas një me birrë për të uruar njëri-tjetrin gëzuar.

Me muzikë dhe “Birrë Tirana”, kjo natë shkurti i ka ngjarë një nate të gjatë vere, teksa qytetarët kanë qëndruar në radhë për të shijuar birrën tradicionale shqiptare.

 

Festa pritet të vijojë deri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës dhe për të shijuar çdo moment, në shesh do të qëndrojnë stendat e birrës së preferuar të kryeqytetasve.

“Birra Tirana” është prodhuar për herë të parë në vitin 1961, ndërsa pas kaq dekadash pritet të ketë një teknologji edhe më moderne. Prej disa ditësh tashmë, “Birra Tirana” është pjesë e “Hysenbelliu Group”.

c90c0588-dd58-4ec3-ae9b-f78f1c57dfb6 33b5e05b-0203-4651-842f-fdc4a4918429 acb6b6be-7c2d-43fe-ba53-bf732a9d35eb 2ac0a690-4563-461c-abc4-f733042d5028

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura