Foshnja dhe nëna të infektuar me Covid-19, shefja e Infektivit tek Pediatria jep detajet: Sa fëmijë janë prekur gjithsej, aktivë janë…

| 10:55
SHPËRNDAJE

infektivi pediatria foshnje korona

Gjeorgjina Kuli, shefja e Infektivit të Pediatrisë tha sot se gjendja e foshnjes 2 muajshe që ka shfaqur simptoma të Covid-19 është e stabilizuar bashkë me nënën e tij.

Ata në orët e fundit nuk kanë shfaqur shifra të larta të temperaturës, tha Kuli në një intervistë për gazetarët.

“Dhe nëna ka shenja të sëmundjes, të dy janë të hospitalizuar tek ne pasi fëmija është me gji. Janë në trajtim dhe observim nga mjekët. Për momentin, deri tani që flasim, gjendja është e stabilizuar”.

Kuli deklaroi se rreth 110 fëmijë janë prekur nga COVID-19 nga marsi por asnjë nga këta nuk ka kërkuar hospitalizim.

Duke shtuar se 25% e fëmijëve të prekur nga Covid-19 në Shqipëri janë aktivë, shefja e Infektivit të Pediatrisë tha se shpresa është që të mos ketë të tjerë që kanë nevojë për hospitalizim.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.