Forumi në Kroaci, surpriza për Bushatin, “xhelozon” Kotziasin – Foto

Sep 1, 2018 | 20:23
SHPËRNDAJE

Diskutimet në forumin e Dubrovnikut me temë “Forcimi i qëndrueshmërisë së Mesdheut, Europa dhe Ballkani Perëndimor” është finalizuar dhe me një vlerësim simbolik për diplomatin shqiptar, Ditmir Bushati. 

Homologia e tij kroate, Maria Pejčinović Burić i ka dhuruar ministrit shqiptar në shenjë vlerësimi fanellën e lojtarit kroat, Luka Modriç, e cila mban numrin 10.

Bushati me ministren kroate“Një surprizë e bukur nga mikesha dhe kolegia ime kroate Marija Pejcinovic-Buric”, shkruan Bushati në faqen e tij të Instagramit.

Ndërkohë në foto shikohet dhe Ministri i Jashtëm, grek, Nikos Kotzias i cili ka mbetur pa “dhuratë”.

03ae0e33-ec04-4f07-9e46-9b548cdc66aeMë herë gjatë forumit, Ministri i Jashtëm ka folur dhe për vendimin e Shqipërisë, për t’i ardhur në ndihmë refugjatëve Eritreas, të cilët ishin të bllokuar prej disa ditësh në bordin e anijes “Diciotti”.
Me gjasa vlerësimi ka ardhur dhe për vendimin e qeverisë shqiptare, që i pranoi 20 refugjatë të cilët vendet e BE-së nuk morën guximin ti afrojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura