“Fortlumturia e Ultësirës Perëndimore”- Deputeti socialist ironi me kolegun demokrat në komision: Jep dorëheqjen dhe garo për anëtar të Këshillit Bashkiak

Jan 28, 2022 | 15:38
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu në mbledhjen e komisionit të Ligjeve këtë të premte ka ironizuar kolegun demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili së fundmi ka marrë disa detyra në PD.

Gogu e ka quajtur “fortlumturia e Ultësirës Perëndimore” Alibeajn, pasi demokrati është zgjedhur drejtues politik në disa qarqe nga kryetari Lulzim Basha.

Deklarata e Toni Gogut:

Në fund në lidhje me dëgjesën që po kërkon kolegu parafolës, ish nënkryetari i Kuvendit, kryetai i grupit parlamentar të PD, drejtuesi politik i Fierit, Vlorës, Shkodrës dhe gjithë Ultësirës Perëndimore….

(i Dalmacisë) ndërhyn nje deputet tjeter

Gogu vijon: …nëse do të marrë edhe detyrën e anëtarit të Këshillit Bashkiak, ka një zgjedhje, të japë dorëheqjen nga anëtari i Kuvendit ku bëhen ligje e kontrollohen organet që zgjidhen e të shkojë të garojë për anëtar i Këshillit Bashkiak.

Nuk ia zgjidhim ne hallin.

Nëse do ta dëgjojë kryetarin e Bashkisë së Tiranës live, duhet të marrë mbi supe foltlumturia e Ultësirës Perëndimore të marrë dhe detyrën e anëtarit të Këshillit Bashkiak,
por kjo është në 2023, ndodh në 2023. Kjo është zgjidhja nëse do ta dëgjojë.

Deklarata e tij u bë në mbledhjen e komisionit të Ligjeve, ku po zhvillohet një dëgjesë për banesat e prekura nga ndërtimet në kuadër të projektit të Unazës në lagjen 5 Maji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura