Formulari i dekriminalizimit/ Llalla e Leskaj emigrantë në Greqi

May 25, 2016 | 17:16
SHPËRNDAJE

Kuvendi i Shqipërisë publikoi sot formularët e vetëdeklarimit për zyrtarët dhe krerët e institucioneve të pavarura.

Nga ajo që shihet në vetëdeklarimet e tyre, është se kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka qenë emigrant në Patra.

Formulari i Adriatik Llalles

Ndërsa kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj, deklaron se nuk është hetuar e ndaluar për ndonjë vepër penale, ka qenë nga viti 1991 deri në 1993 emigrant në Greqi.

Formulari i Bujar Leskaj

Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule rezulton se më herët quhej Theodhori Kuli.

Anëtarja e KQZ-së Vera Shtjefni rezulton se më herët quhej Luçe Shtjefni.

Regjisori Xhelil Aliu, i cili punon në Këshillin e RTSH-së, më parë ka mbajtur një mbiemër tjetër. Ai quhej Xhelil Mahmutaj dhe se ka ndryshuar mbiemrin po pa specifikuar arsye.

Xhelil-Aliu

Anetari i KQZ-se Klement Zguri ka deklaruar se para vitit 2004 ka pasur emrin Klementin.

Kreu i AMA, Gentian Sala, rezulton se eshte denuar me gjobe nga Gjykata Komunale Prishtine, ne baze te nenit 16, ligji mbi rendin dhe qetesine publike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura