Formulari A1, shtyhet data për aplikimin e maturantëve

Mar 15, 2016 | 11:49
SHPËRNDAJE

Maturantët që sot duhej të nisnin plotë- simin e Formularit A1, do të duhet të presin edhe një javë.

Për shkaqe teknike, Ministria e Arsimit ka bërë një zhvendosje të afatit të aplikimit të maturantëve nëpërmjet portalit qeveritar, ndërsa ka lënë siç ishte datën e përcaktuar për plotësimin e formularit nëpërmjet portalit të Maturës Shtetërore.

Fakulteti i Histori-Filologjise, Universiteti i Tiranes
Fakulteti i Histori-Filologjise, Universiteti i Tiranes

Por më parë, gjatë kësaj jave, Agjencia Kombëtare e Provimeve duhet të ketë gati formularin e ri bashkë me udhëzimin e aplikimit, si dhe udhëzimin e plotësimit online të bazës së të dhënave nga Komisioni Shtetëror për Maturën Shtetërore.

AFATET Ndonëse maturantët duhej të ishin informuar më herët për ndryshimin e afateve, vetëm dy ditë më parë, Agjencia Kombëtare e Provimeve ka kërkuar në ministri ndryshimin e një neni në rregulloren e Maturës Shtetërore. Më konkretisht atë 15, i cili parashikonte datën 11 për publikimin e formularit dhe më 15 mars nisjen e aplikimeve. Pas ndryshimeve në rregullore, aplikimi nis të hënën e javës që vjen, më datë 21 mars.

“Maturanti/kandidati bën aplikimin online fillimisht në portalin qeveritar ealbania në periudhën 21 mars deri në 10 prill 2016 dhe më pas në portalin Matura Shtetërore 2016 në periudhën 25 mars deri në 10 prill 2016, sipas një plani kalendar të publikuar nga AKP”, përcaktohet në rregulloren e ndryshuar. Gjatë kësaj jave, sipas rregullave, AKP duhet të bëjë publikë formularët në të cilët renditen lëndët me zgjedhje që duhet të caktojnë maturantët.

Deri të hënën, ata duhet të mendojnë lëndët që i bëjnë ata fitues në degën e dëshiruar. Pas aplikimit në portal, Komisioni Shtetëror i Maturës Shtetërore afishon në shkollë një kopje të bazës së të dhënave dhe pret vërejtjet e maturantëve. Këta të fundit kanë kohë deri më 30 prill për të bërë korrigjimet e mundshme, nëse ka.

Ndërkaq, AKP ka dërguar në ministri dhe pret miratimin e Formularëve A1 dhe A1Z, si dhe listën e plotë të indekseve e profileve të të gjitha shkollave të mesme, për të kryer konfigurimin e sistemit informatik. Puna vijon me ngritjen e grupeve për hartimin e fondit të pyetjeve të testeve dhe trajnimin e ekspertëve. Sipas rregullores, përzgjedhja e testeve përfundimtare të provimeve të maturës do të bëhet përmes teknologjisë dixhitale.

BESARTA BASHA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura