Formula 1/ Hemilton i papërmbajtshëm. Fiton pole-positon dhe mban gjallë shpresat për titull

Nov 20, 2021 | 16:49
SHPËRNDAJE

Luis Hemilton mban gjallë shpresat për titullin kampion. Anglezi doli i pari në kualifikuese dhe do të niset nga pole-positon në garën që do të zhvillohet në Katar.

hemilton

Pas garës së mrekullueshme në Brazil, ku nga vendi i fundit çau’ përmes makinave të tjera dhe arriti të kapte vendin e pestë, Hemilton arrin një tjetër rezultat pozitiv.  Gara e radhës premton spektakël me Hemilton dhe Vershtapen që do të luftojnë deri në xhiron e fundit për tu shpallur fitues.

Në përfundim të garës Hemilton u shpreh mjaft i lumtur për paraqitjen e tij.

“Xhiroja e fundit ishte shumë e bukur. Kjo pistë është fantastike për të garuar. Ndihem shumë mirë!”.

Rivali i tij Vershtapen doli në vend të dytë, me gjysmë sekonde më i ngadaltë se kryesuesi. Gara në Katar premton spektakël.

hemi1

RENDITJA E KUALIFIKUESEVE

f1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura