“Formimi i ushtrisë së Kosovës nxit frikë dhe tmerr”, Vuçiç: Disa partnerë perëndimor…

Oct 15, 2018 | 16:32
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se disa partnerë perëndimorë të Serbisë po punojnë me këmbë e duar që Kosova të bëhet anëtare e INTERPOL-it.

Vuçiqi ka përmendur edhe formimin e ushtrisë, duke thënë se Daçiqi pikërisht për këtë punë do të bëjë disa udhëtime, pa përmendur lobimin kundër formimit të ushtrisë, ndërsa do t’u bashkohet edhe ministri i Brendshëm, Nebojsa Stefanoviq, dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

vuciq_1539611925-8563722

“Formimi i ushtrisë nxit frikë dhe tmerr”, ka thënë ai.

Vuçiq ka theksuar se për këtë tashmë ka biseduar dhe e ka paralajmëruar edhe sekretarin e përgjithshëm dhe “nuk ka më çka të thotë më shumë se çka u ka thënë serbëve në Mitrovicën e Kosovës”.

Duke folur për votimin për anëtarësim në INTERPOL më 20 nëntor në Emiratet e Bashkuara Arabe ai ka thënë se shqiptarët e presin anëtarësimin në këtë organizatë, duke theksuar se Serbia po përballet me një situatë të rëndë dhe se partnerët perëndimorë të Serbisë po përpiqen me të gjitha forcat që Kosova të bëhet pjesë e INTERPOL-it./Gazeta Ekspres

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura