Formacioni ndaj Islandës, Reja ka gati ndryshimet. Ja si pritet të rreshtohen kuqezinjtë

Sep 9, 2019 | 14:56
SHPËRNDAJE

Shqipëria do të ketë të paktën 4-5 ndryshime ndaj Islandës. Kjo gjë u konfirmua edhe nga trajneri Edi Reja në konferencën e sotme për shtyp. Sipas të gjitha gjasave italiani pritet të hedhë në fushë Strakoshën me treshen Dermaku, Gjimshiti dhe Ismajli të cilët do të kenë Hysajn dhe Lenjanin nga krahët.

shqiperia kombetarja

Sistemi i njëjtë, 3-5-2. Në mesfushë do të jetë sërish Bare, ndërsa Xhaka dhe Gjasula do të luajnë nga minuta e parë. Memushaj mund të jetë alternativë, duke qenë se mund të luajë edhe si sulmues i dytë, por edhe për mesfushën.

Cikalleshi gjithashtu do të jetë startues, por mbetet për t’u parë nëse do të jetë Memushaj apo Uzuni në krahun e tij. Nuk përjashtohet mundësia që të luajë edhe Manaj.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura