FORMACIONET ZYRTARE/ Shqipëria e 17-vjeçarëve kërkon surprizën ndaj Portugalisë, ja si rreshtohen kuqezinjtë

Nov 13, 2019 | 15:55
SHPËRNDAJE

Duke filluar nga ora 16:00, Shqipëria e 17-vjeçarëve do të luajë një ndeshje shumë të vështirë, siç është ajo ndaj Portugalisë.shqiperia u17

Pikërisht turneu zyrtar që organizohet nga UEFA, do të zhvillohet pikërisht në Portugali, me këta të fundit që janë në të njëjtin grup me Kombëtaren tonë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën.

Në kampin kuqezi ekziston optimizmi për një rezultat pozitiv, teksa shpresojnë se do t’ia dalin në fund. Pak minuta para fillimit të ndeshjes trajneri Elvin Beqiri, ka publikuar formacionin me të cilin kuqezinjtë do të luajnë në këtë ndeshje.

Formacionet zyrtare:

Portugalia: Rodrigez, Diaz, Silva, Torres, Ferreira, Neto, Antunes, Djalo, Gonçalves, Gomes, Nabian.
Trajner. Hoze Gilerme.

Shqipëria: Rroku, Cehu, Mehmeti, Mitaj, Preka, Mata, Bytyqi, Sula, Dervishi, Janaqi, Lusha.
Trajner. Elvin Beqiri.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura