FORMACIONET ZYRTARE/ Një shqiptar zbret në fushën e blertë, ja si rreshtohen Xhenoa dhe Lacio

Apr 10, 2022 | 12:08
SHPËRNDAJE

PANORAMA SPORT/ Do të startojë në orën 12:30, në stadiumin “Luigi Ferraris”, sfida Xhenoa-Lacio, e vlefshme për javën e 32-të në Serinë A italiane.

SS Lazio v Genoa CFC - Serie A

Skuadra nga Liguria dëshiron me çdo kusht tre pikët të cilat janë jetike për objektivin mbijetesë.

Ndërsa bardhekaltërit e Mauricio Sarrit do të kërkojnë fitoren për të mbajtur zonën Europiane.

Për Lacion do të aktivizohet nga minuta e parë, portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, ndërsa Elseid Hysaj do ta nisë ndeshjen nga pankina.

FORMACIONET ZYRTARE –

XHENOA – (4-2-3-1): Sirigu; Hefti, Ostigard, Maksimoviç, Vazkez; Galdames, Badelj; Portanova, Amiri, Melegoni; Pikoli. Trajner: Aleksandër Blesin.

LACIO – (4-3-3): Strakosha; Laxari, Patris, Açerbi, Maruziç; Milinkoviç-Saviç, Lukas Leiva, Luis Alberto; Felipe Anderson, Imobile, Zakanji. Trajner: Mauricio Sarri.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura