Forma fantastike, Reja gjen shpëtim me “tre muskutierët”. Ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja

| 16:53
SHPËRNDAJE
 

Edi Reja erdhi në Kombëtare me idenë që t’i bëjë kuqezinjtë të luajnë me sistemin 3-5- 2. Shumë herë, episodet, gabimet, pasiguria në prapavijë apo edhe tiparet e lojtarëve të caktuar kanë krijuar shpesh debate dhe diskutime nëse është apo jo i duhuri për këtë kontingjent aktual. 

Kombetarja

Mirëpo, sa më shumë ndeshje zhvilloheshin në kualifikueset e europianit që lamë pas, trajneri merrte konfirmimin se skema 3-5-2 është e duhura, qoftë në mbrojtje apo edhe në sulm. Si për t’ia bërë gjithçka më të thjeshtë, trajneri i Kombëtares po sheh që t’i perfeksionohen 3 shtyllat e mbrojtjes.

Kumbulla-Gjimshiti-Ismajli. Seria A Marash Kumbulla dhe Berat Gjimshiti po shkëlqejnë në Serinë A. Mbrojtësi i Veronës, në edicionin e tij të parë në elitën e futbollit italian ka dhënë prova përballë të gjitha ekipeve në 17 ndeshjet ku është aktivizuar. I saktë, i përqendruar, i vendosur në prapavijë dhe shumë i aftë për sistemin me 3 mbrojtës.

kombetarja shqiperia

Madje, kërcënues edhe në sulm në momentet e goditjeve nga këndi. 20- vjeçari, 190 centimetra i gjatë, është shumë i saktë në pozicionet majtas dhe djathtas në prapavijë përkrah Rrahmanit dhe Ginter (në qendër). Berat Gjimshiti është një tjetër garanci për prapavijën, teksa me Atalantën dhe Gasperinin është bërë “mjeshtër” i prapavijës me 3. Shpesh në qendër të këtij sistemi, qendërmbrojtësi 26- vjeçar, 190 centimetra i gjatë, merr iniciativën për të luajtur gjithmonë topin e parë.

Tek Atalanta, është lojtari me mesataren më të lartë të kilometrave të përshkruara. Kroaci Plotësuesi më i mirë i “tre musketierëve” të Rejas, është Ardian Ismajli. Qendërmbrojtësi 23-vjeçar, 185 centimetra i gjatë, është “ministri i mbrojtjes” te Hajduk Spliti i Igor Tudorit. Edhe ky i fundit, në skemën e tij të aplikuar në Kroaci, përzgjedh të luajë me 3 qendërmbrojtës në prapavijë. ”

sHQIPERIA

Muri” me tre Reja, jo vetëm që ka ngritur tashmë një mur në prapavijë me tre lojtarët që janë 185, 190 dhe 190 centimetra të gjatë, por ka fatin që të tre këta futbollistë po shkëlqejnë me këtë sistem loje. Në edicionin e ri kualifikues për botërorin, duket se Edi Reja do të ketë mbrojtjen si armën më të fortë, me “tre musketierët” perfektë në sistemin 3-5-2, të gjatë, të aftë në lojën me këmbë dhe goditës në goditjet standarde (Edhe Gjimshiti ka shënuar një gol në Serinë A, njësoj si Kumbulla).

 OLSI TUJANI  – PANORAMASPORT.AL

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.