Monedha e përbashkët nisi të zhvlerësohej më shpejtësi në tregun vendas derisa preku nivelin më të ulët në dhjetë vite, ku u këmbye përkundrejt lekut në datë 5 qershor në nivelin e 124.1 lekëve. Pas asaj data Banka e Shqipërisë ka qenë vazhdimisht e pranishme në treg duke ruajtur një kurs të stabilizuar të këmbimit të lekut me euron.
Për sa i përket dollarit amerikan, ai ka fituar pikë përkundrejt lekut gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar është këmbyer në nivelin e 108.02 lekëve, apo rreth 0.4 pikë më shumë se një ditë më parë. Vlerësimi i dollarit në vend ka reflektuar rritjen që ka pësuar monedha e gjelbër në tregjet ndërkombëtare. Sipas të dhënave të Financial Times euro ka zbritur në nivelin e 1.16 dollarëve, nga 1.17 që tregtohej një ditë më parë. Ky nënçmim i euros në bursë ka ardhur prej krizës së lirës turke, e cila është dobësuar sërish përkundrejt dollarit amerikan./Monitor
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al