“Forcimi i rolit të sipërmarrëseve”/ KE 500 mijë euro grant për nxitjen e inovacionit në bujqësi në kompanitë e drejtuara nga gratë

Jan 14, 2022 | 21:15
SHPËRNDAJE

Roli që gratë luajnë në zhvillimin rural dhe në bujqësi është ende i nën-hulumtuar.

sipermarrjet

Po kështu është edhe roli i tyre si sipërmarrëse dhe drejtuese inovacioni. Studimet aktuale sugjerojnë se ky rol është nënvlerësuar dhe se potenciali i grave rurale për të kontribuar në tranzicionet e qëndrueshme mbetet pjesërisht i pashfrytëzuar, veçanërisht për shkak të mungesës së shënjestrimit në kornizat e politikave dhe sistemet e mbështetjes së inovacionit.

Kështu, Komisioni Europian ka bërë me dije se, ka hapur thirrjen “BOOSTING WOMEN-LED INNOVATION IN FARMING AND RURAL AREAS”, propozimet mbi të cilat duhet të analizojnë rolin që gratë luajnë dhe do të luajnë në të ardhmen e zonave rurale duke marrë parasysh megatendencat në ekonomitë dhe komunitetet rurale evropiane në përgjithësi dhe në bujqësi në veçanti, duke theksuar dallimet ndërmjet dhe brenda vendeve të studiuara.

Maksimumi i financimit është 500mijë euro dhe afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve është 15 shkurti.

Për këtë qëllim, autoriteti kontraktual i thirrjes, AIDA, bën me dije se, propozimet duhet të mbështesin në mënyrë aktive një numër iniciativash inovative interaktive të drejtuara nga gratë, të përqendruara te përdoruesit për të krijuar njohuri për proceset e inovacionit të udhëhequra nga gratë, për të favorizuar shkëmbimet ndërmjet nismave dhe për të nxjerrë njohuri të reja dhe mjete praktike për gratë, organizatat mbështetëse dhe politikëbërësit në nivel kombëtar (përfshirë vendet e asociuara) dhe në nivel të BE-së për të përmirësuar ndryshimin.

Rezultatet e projekteve pritet të kontribuojnë në të gjitha rezultatet e mëposhtme:

  • korniza më efektive të politikave të qeverisjes dhe sisteme të njohurive dhe inovacionit për të rritur rolet e grave në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale dhe në inovacionin në bujqësi, në ekonominë rurale dhe në komunitetet rurale;
  • përmirësimi i të kuptuarit, ndërgjegjësimit dhe njohjes së rolit të gruas në të ardhmen e sektorit bujqësor (në veçanti tranzicionet ekologjike), ekonomitë dhe komunitetet rurale dhe inovacionet përkatëse nga politikëbërësit, qytetarët ruralë, shërbimet mbështetëse të inovacionit dhe shkencëtarët;
  • luftimi dhe transformimi i normave dhe stereotipeve gjinore, duke nxitur barazi të gjera sociale./Monitor.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura