VIDEO- Forcat “Shigjeta” vënë në shënjestër tre të rinj, pas dyshimeve se njëri prej tyre mbante në çantë… Çfarë ndodhi gjatë aksionit për arrestimin

Sep 28, 2020 | 13:23
SHPËRNDAJE

Tre të rinj përfunduan në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Forcat e Posaçme “Shigjetat” çuan në pranga  shtetasit me iniciale E. D., 20 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe R. H., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Policia e kryeqytetit sqaron se kishte vënë në vëzhgim mbi bazën e dyshimit se në çantën që mbante shtetasi E. D., i shoqëruar nga shtetasi E. Ç., kishte lëndë narkotike.

Pasi forcat e rendit i kanë bërë thirrje të ndalin, të rinjtë kanë tentuar të largohen me një mjet tip “Volkswagen” me drejtues R. H., por janë kapur dhe ndaluar nga forca e posaçme “Shigjetat”.

Njoftimi:

Forca e posaçme “Shigjetat” godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet lëndë narkotike kanabis, 1 automjet dhe 3 telefona celular.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, evidentimin dhe prangosjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike, nga forca e posaçme “Shigjetat” u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. D., 20 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe R. H., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Pas mbajtjes në vëzhgim të këtyre shtetasve dhe mbi bazën e dyshimit se në çantën që mbante shtetasi E. D., i shoqëruar nga shtetasi E. Ç., kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje për të ndaluar, por këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe kanë tentuar të largohen me një mjet tip “Volkswagen” me drejtues R. H., por janë kapur dhe ndaluar nga forca e posaçme “Shigjetat”.

Gjatë kontrollit fizik të tyre dhe kontrollit në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 88 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

 

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. D., E. Ç. dhe R. H. dhe materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura