Forcat e KFOR-it mbetën të plagosur në veri, Ministria e Mbrojtjes hungareze nis mjekët drejt Kosovës për t’i mjekuar dhe marrë ushtarët e tyre

May 30, 2023 | 13:21
SHPËRNDAJE

Një grup mjekësh janë nisur nga Hungaria për të mjekuar forcat e KFOR-it të cilët mbetën të plagosur një ditë më parë pas përplasjes së protestuesve serbë me këta të fundit në Veri të Kosovës.

3019_8109_350304038_655240966618289_2014555622764757319_n

Ministria e Mbrojtjes Hungareze përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se ekipi i mjekëve është nisur posaçërisht për t’u kujdesur për ushtarët hungarezë të plagosur në Zveçan të Kosovës dhe për t’i kthyer ata në shtëpi.

Kujtojmë se pas protestës së fuqishme në Veri, të plagosur mbetën 30 ushtarë të KFOR-it, mes tyre 19 hungarezë dhe 11 italianë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura