“Forca e ligjit” godet në Shkodër, arrestohet grupi kriminal “Balerina”. Emrat

Nov 18, 2017 | 20:15
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodrës në kuadër të një operacioni ka goditur një grup kriminal. Sipas policisë janë arrestuar 7 persona të cilët kanë qenë pjesë e grupit “Balerina”.Të arrestuar janë: Rinard Tota, Kastriot Mara, S.M., A.M., A.Ll., A.N. dhe A.M.

1347354784889.jpg--prostitute

Njoftimi i polcisë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Drejtorisë Operacionale dhe  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “Balerina”, të evidentuar në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit”.

Në këtë kuadër janë arrestuar,  7 shtetas  të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal, e konkretisht:

– Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

– Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.

-S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.

– A.M, 33 vjeçe, banuese në  Shkodër.

– A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.

– A.N,  25 vjeçe, banuese në Lezhe.

– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N, banues në qytetin e Shkodrës.

Ky operacion  u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor  me aplikimin  e  metodave speciale të hetimit.

Shtetasi Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

  • Ambjenti tre katësh në pronësi të shtetasit Rinard (Frederik) Tota, në të cilin realizohej veprimtaria kriminale.
  • Dy automjete tip Benx dhe Land-Rover në pronësi të Rinard (Frederik) Tota.
  • Një armë zjarri pistoletë.
  • Shtatë ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterishë floriri të ndryshme.
  • Një Laptop dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.
  • Një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Prostitucioni, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambjenteve për prostitucion dhe pastrim produktesh të veprës penale”, parashikuar nga nenet 113, 114, 115 dhe 287 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura