“Forbes”: Bill Gates, sërish më i pasuri. Rekordi: Bota ka 1.826 miliarderë

Mar 2, 2015 | 19:21
SHPËRNDAJE

Bill Gates është shpallur njeriu më i pasur në botë për të 16-ën herë në renditjen vjetore të miliarderëve, sipas revistës “Forbes”.

Bill Gates

Themeluesi i Microsoft edhe një herë mundi biznesmenin meksikan Carlos Slim, raporton BBC.

Vlera neto e zotit Gates u rrit me pak më shumë se 3 miliardë USD këtë vit deri në 13 shkurt, në 79 miliardë dollarë.

“Forbes” tha se ka një rekord prej 1.826 miliarderësh në botë. Një rritje prej 181 në 12 muajt e fundit.

Gates ka kryesuar listën 16 nga 21 vitet e fundit, shtoi “Forbes”.

Investitori legjendar amerikan Warren Buffet rifitoi vendin e tretë në listë, me një vlerë neto prej 72.7 miliardë USD, nga Amancio Ortega, themeluesi i markës spanjolle të modës “Zara”.

“Forbes 2015”, ja njerëzit më të pasur:

1. Bill Gates $79.2bn (Microsoft)

2. Carlos Slim Helu $77.1bn (Phones and construction in Mexico)

3. Warren Buffett $72.7bn (Global investor)

4. Amancio Ortega $64.5bn (Zara and other fashion chains)

5. Larry Ellison $54.3bn (Oracle data storage technology)

6. Charles Koch $42.9bn (Industrialist)

7. David Koch $42.9bn (Industrialist)

8. Christy Walton $41.7bn (Walmart retail giant)

9. Jim Walton $40.6bn (Walmart retail giant)

10. Liliane Bettencourt $40.1bn (L’Oreal cosmetics firm)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura