Forbes: Angela Merkel, gruaja më me ndikim në botë, për të pestin vit rradhazi

May 26, 2015 | 17:21
SHPËRNDAJE

Revista “Forbes” publikoi sot listën me 100 femrat me më shumë ndikim në botë, ku kryeson Kancelarja gjermane Angela Merkel, për të pestin vit me radhë.

Foto e publikuar nga “Forbes”

Por këtë herë ajo ndiqet nga rivalja më e rrezikshme për t’i marrë fronin dhe me mundësi të mëdha, edhe matematikore për të qeverisur botën. Hillary Clinton renditet e dyta në listën e “Forbes” dhe menjëherë pas tyre Melinda Gates, bashkëshortja e Bill Gates. Në vendin e katërt vendoset Janet Yellen, e emëruar në krye të “Federal Reserve” një vit më parë, raporton “Forbes”.

“Këto ditë gruaja më e fuqishme në botë, Angela Merkel ka shumë ‘halle për të qarë’, që nga emigrantët në Mesdhe, sanksionet dhe tensionet diplomatike me Rusinë, skandali i përgjimeve, stabiliteti i Eurozonës e plot të tjera, nis shkrimin “Forbes”.

Lista me 100 femrat me më shumë ndikim është një ndërthyrje mes politikaneve, modeleve, këngëtareve e drejtueseve të kompanive më në zë në botë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura