“Fondi për fatkeqësitë natyrore të mos preket. Deputetët të japin diçka për tërmetin”- Paulin Stërkaj kërkesë Ramës

Sep 22, 2019 | 12:41
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist, Paulin Stërkaj, i kërkoi qeverisë që të krijohet një fond i veçantë për fatkeqësitë natyre dhe se ky fond nuk duhej të prekej.

ramaaca

Megjithatë, qeveritë historikisht kanë një fond për emergjencat civile. Gjatë takimit të kryeministrit Rama me deputetët dhe kryebashkiakët, Stërkaj tha se duhet të kontribuojnë edhe deputetët. Rama tha se me këtë masë dëmesh, shpenzimet mbulohen lehtësisht.

Stërkaj: Kjo kaloi, por të mendojmë për të ardhmen. Para 30 viteve ndodhi në Shkodër, e kam përjetuar unë. Kishte të plagosur, por nuk kishte krevate ku me i shtruar. Duhet të veprojë çdo qeveri. Ka ardhur koha që të krijohet një fond i veçantë dhe të mos preket. Ministrat përkatës duhet të gjejnë specialistët e duhur, nuk duhet të bëjnë një propagandë. Çdo fëmijë sot është i plagosur psikologjikisht nga tmerri dhe paniku. Më mirë do ishte një solidaritet me specialistët e fushës, se sa me propagandën e deputetëve.  Duke filluar nga deputetët të lëmë një kontribut nga rroga, por edhe nga të ardhurat e taksave që merr shteti, të ndahet një fond special.

Rama: Është e qartë që dje dhe sot e kemi shfrytëzuar maksimalisht aksesin në media, për të ndikuar në qetësimin psikologjik. Kontakti i drejtpërdrejtë është i pazëvendësueshëm, sepse afërsia dhe komunikimi janë të pazëvendësueshme. Fondi është gjithmonë në buxhet, fondi rezervë. Me këtë masë dëmesh, ne jemi krejtësisht të qetë nga pikëpamja e kapacitetit mbulues. MF që në momentin e parë i ka bërë skenarët, duke imagjinuar një skenar shumë më të keq se ky.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura