Fondet sekrete greke, ministri i Jashtëm thumbon kreun e PDIU: Nacionalizëm për tepsi

Oct 20, 2018 | 13:33
SHPËRNDAJE

 

Bushati-idriziPas akuzave të forta të Shpëtim Idrizit në adresë të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, ky i fundit i është përgjigjur nëpërmjet rrjetit social Twitter.

Bushati e ka quajtur si përpjekje të dëshpëruar për t’u faktorizuar qëndrimin e Idrizit dhe kërkesën e tij për të bërë transparencë, për financimet e errëta greke në Shqipëri.

Për Ministrin e Jashtëm çështja e financimit sekret të Greqisë, nuk ka të bëj fare me bisedimet e qeverisë me fqinjin jugor.  Ndaj sipas Bushatit deklaratat e Idrizit janë nacionalizëm për tepsi.

“Kush bërtet i dëshpëruar për t’u faktorizuar në hartën e nacionalizmit ballkanik, s’ka lidhje me çështjen kombëtare e as me vendosmërinë e qeverisë @ediramaal që përfshiu në bisedime me fqinin jugor të gjitha çështjet që i kishte mbuluar pluhuri i harresës #nacionalizëmpërtepsi”, shkruan ai.

Kotzias-Bushati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura