Analisti Fatos Lubonja deklaroi se qytetarët shqiptarë që duan të kontribuojnë për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti kanë më shumë besim tek Elvis Naçi se sa tek kryeministri Edi Rama.
I ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ Lubonja tha se deri më tani qeveria ka mbledhur rreth 500 mijë euro, ndërsa Naçi diku tek 7 milionë euro.
“Sipas burimeve që kam parë duke lexuar andej këndej, më rezulton se faqja e Edi Ramës ka marrë nja 500 mijë euro nga qytetarët, dhe shumë më shumë Elvis Naçi, nja 7 milionë. Kaq duhet thënë se sa besueshmëri ka ky popull tek ky kryeministër që do t’ja menaxhojë këtë krizë. Institucioni i qeverisë na del më i pabesueshmi. Nga burimet që kam unë është që Naçi ka nja 7 milionë. Njerëzit thonë; Gjeni vend më të besueshëm.