Fondacioni Turk Maarif 30.000 Studentë, 300 Shkolla, 35 Shtete

Oct 7, 2019 | 8:55
SHPËRNDAJE

Fondacioni Turk Maarif është prezent në 35 vende, 6 kontinente, ku ofron arsim nga parashkollori deri në universitet. Numri i vendeve që Fondacioni operon është duke u rritur shpejt, duke e bërë një institucion arsimor pionier jo vetëm në cilësinë e arsimit, por një institucion i cili ushqen njerëz me mendje të pastër, të cilët i përdorin njohuritë për paqen dhe mirëqenien e njerëzimit. Vetëm me ndihmën e arsimimit një komb mund të arrijë çdo sukses duke ngjitur majat më të larta.

1

Në Shqipëri Fondacioni administron:

University of New York Tirana,

New York High-School,

New York Basic Education,

IMS Farm-Kindergarten ,

IMSA High-School Elbasan.
1

University of New York Tirana, I pari universitet privat në Shqipëri, I cili në bashkëpunim me Empire State College në SHBA, u jep mundësinë jo vetëm studentëve shqiptarë, por dhe atyre ndërkombëtarë (aktualisht student nga 18 nacionalitete ndjekin studimet në University of New York Tirana) të përfitojnë dy diploma, diplomën amerikane dhe atë shqiptare. Me një nivel të lakmueshëm arsimimi UNYT ofron të gjitha lëndët në anglisht në 3 fakultete, Fakulteti i Informatikës, Fakulteti I Ekonomise dhe Biznesit, Fakulteti I Drejtësisë dhe Shkencave Sociale.
2

Nën administrimin e Fondacionit Turk Maarif, harta e bashkëpunimeve me Universitetet e tjera është zgjeruar në vende si Turqi, Itali, Spanjë, Hollandë, Çeki, Greqi, Indi, Francë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëri e Bashkuar, Portugali etj.
3

Dr. Sheila Aird, Drejtore e Programeve Akademike Europiane pranë State University of New York, Empire State College shprehet: “Studentët tanë i fitojnë diplomat e tyre përmes një programi rigoroz akademik dhe janë të përgatitur mire për të përmbushur kërkesat e ekonomisë globale ose për të ndjekur një karrierë akademike. Universiteti sfidon studentët tanë dhe ne insistojmë në arritjen e standardeve të larta”

Në aktivitetin për hapjen e vitit të ri shkollor në gjimnazin “New York High School”, shkollën 9-vjeçare “New York Basic Education”, IMSA High-School Elbasan ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Sh.T.Z. Murat Ahmet Yörük, anëtarja e bordit drejtues së Fondacionit Turk Maarif znj. Aşkın Asan, drejtori i zyrës së Fondacionit Maarif në Shqipëri Z. Fatih Cankurt, personalitete të shquara shqiptare, prindër dhe nxënës.
Natyra ka ndikim pozitiv në zhvillimin psikologjik, fizik dhe social të fëmijës, ndaj për herë të parë në Shqipëri, Fondacioni Turk Maarif ndërtoi në Tiranë, një kopsht ku 2000m2 i dedikohet mësimit në natyrë të fëmijëve.

Fondacioni Turk Maarif shërben si një portë për arenën ndërkombëtare të arsimit të Turqisë, që do të kontribuojë në rritjen e ndërveprimit kulturor dhe civilizues, duke hapur rrugën për arritjen e mirëqenies së përbashkët.
“Edukimi është arma më e fortë që ne kemi për të ndryshuar botën. Fondacioni Turk Maarif synon të edukojë fëmijët me mendje të bukur dhe shpirt të dëlirë me qëllimin që të jenë udhëheqës të suksesshëm, me integritet, ndershmëri dhe modesti” tha Drejtori për Shqipërinë, Z. Fatih Cankurt
Shënime: Fondacioni Turk Maarif është themeluar sipas ligjit Nr.6721, miratuar më 17 qershor 2016 nga parlamenti turk dhe është i vetmi subjekt i autorizuar për ofrimin e shërbimeve arsimore jashtë vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura