“Foltoret” e Berishës/ Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Halli i atyre që i shkojnë pas, duan të vdesin me mandat deputeti! Vendimi i Bashës, më i miri për demokratët dhe PD

Oct 2, 2021 | 15:35
SHPËRNDAJE

Sali BerishaAnëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Bledi Sulaj në një reagim në rrjetet sociale thotë se politikanët apo ish-zyrtarët që kanë pasur poste gjatë qeverisjes së PD, të cilët i janë bashkuar foltoreve që organizon ish kryeministri Sali Berisha, nuk “kanë hall përjashtimin” nga grupi parlamentar i tij.

“Halli i deputeteve dhe ish-deputeteve qe po u shkojne pas S.B nuk eshte perjashtimi i Berishes por ata duan te ruajne statuskone e politikaneve qe duan te vdesin me mandat deputeti”, shkruan Sulaj.

Sipas tij, anëtarësia e PD “ne nje gare totalisht te legjitimuar ja dha mbeshtetjen Lulzim Bashes dhe vetem ai nen lidershipin e tij mund te arrij nje ndryshim te madh dhe te vertet ne vend”.

Duke komentuar vendimin e Bashës për të pezulluar nga grupi parlamentar Berishën deri në përfundimin e betejës së tij ligjore pas vendimit të DASH që e shpalli non grata, Sulaj thotë se ky “ka qenë vendimi me i mire per demoktratet e thjeshte dhe per Partine Demokratike”.

“Ne fund dua te shpreh per ate qe me takon edhe nje mendim per foltoren e Doktorr Berishes: na kane mesuar kur kemi qen te vegjel qe hallet e shtepise nuk dalin jasht shtepise. Basha nuk u be i keq ose i lig nga e merkura ne te premte. Vendimi i tij ka qen vendimi me i mire per demoktratet e thjeshte dhe per Partine Demokratike.

Konfidencialiteti i Bashes ne te gjithe kete proces nuk eshte shenje dobesie por eshte shenje profesionalizmi dhe ndershmerie ndaj S.Berishes per te mos i nxjerre punet e shtepise ne syte e te gjitheve”, shkruan Sulaj.

Blendi Sulaj

POSTIMI I PLOTE

I vetmi i cili ne fund do ti qendroj panvaresisht cdo gjeje qe eshte thene dhe do ta mbroj perseri S.B kur fortuna e vertet te filloj do te jete L.Basha.

Shikoj me vemendjen qe afer doktor Berishës tani jane afruar nje pakice ish-drejtoresh, ish-deputet, ish-kryetar bashkish.

Nese kthehemi pas ne kohe, kujtohemi qe secili prej tyre ka si rekord ne CV e tij akuza te shumta per korrupsion qe me pas u kthyen ne arsye kryesore te humbjes me 2013.

●Shikojme ish-presidentin Nishani qe  del dhe mbron karten e madhe morale te statutit dhe te drejtave. Por vet Nishani ne nje moment qe iu dha rasti e shkeli statutin e PD, nderkohe eshte edhe rast studimor. Ne kohen kur Nishani ishte Kryetar i Keshillit Kombetar te PD, ne kundershtim me Statutin doli beri fushat per nje kandidat ( znj. Harxhi). Nderkohe eshte rast per tu studiuar pasi ishte Bujar Nishani i cili pasi i mbaroi mandati si President, posti me i lart ne Shqiperi ai serish kerkoi te behej deputet. Ai nuk e mbylli karrieren politike pas 20 vitesh si ne cdo vend demokratik me nder por deshi perseri mentaliteti i prapambetur te  mbante pushtet dhe te behej deputet. Pra nga President donte te behej deputet ( rast per studim )
E arsyeja e vetme sot qe sulmon Bashen nuk eshte per PD as per Berishen po per interesat e tij.

●Pastaj shikojme disa element te tjere; deputet dhe ish deputet qe kane 20 vite ne politike dhe duan te qendrojne edhe 20 te tjera. Ata mendojne qe duhet te qendrojne perjete ne politike. Por a nuk jane keta njerez qe ne 2013 nuk arriten te fitonin?  Dua ti drejtohem qarte demokrateve dhe te gjithe qytetareve qe do lexojne kete status; halli i deputeteve dhe ish-deputeteve qe po u shkojne pas S.B nuk eshte perjashtimi i Berishes por ata duan te ruajne statuskone e politikaneve qe duan te vdesin me mandat deputeti. Ata nuk deshirojne ndryshim elitash, riperteritje elistash. Ky eshte halli i tyre.

●Ne fund shikojm  disa ish-drejtore te 8 viteve te qeverisjes e S.B qe i jane afruar foltores se S.Berishes. Duhet ta dine qytetaret dhe demokratet e thjeshte se edhe keta nuk duan t’ja dine fare per kete te fundit por nga mosperfillja dhe largimi nga organizimi dhe mendimi i PD ( me shume shume te drejt ) mendojn qe me nje ndryshim lidershipi mund te ribehehesh perseri rejtor prokurimesh,  ujesjellshash , lojra fati, tatime  e dogana,  hipoteke dhe me menyren e tyre tja nxijne njesoj si 9 vite me pare jeten shqiptareve.

E thene ndryshe shikoj nje grup njerezish te vjeter, ne mentalitet, ide dhe te keqinj ne mendime te mbytur nga inercia dhe mendimet fallco. Njerez te korruptuar deri ne palce qe kerkojne drejtesi dhe bertasin per te.

Shikoj njerez te cilet as goten ujit nuk kane shpenzuar per PD por thjesh tundin karten e anetaresise 10-15 vjecare dhe ajo i legjitimon te gjitha sipas tyre dhe te kthen nga hajdut e coban ne te paster e moralist dhe ne TV dy muajt e fundit.

Nga kjo qe po ndodh, dicka eshte e sigurte; qe armiku i vetem i te gjitheve eshte Edi Rama. Ai na varferoi vendin , ai vodhi votat , ai rriti modelin e droges per te blere karriket ne parlament  dhe ai duhet mundur me cdo kusht.

Anetaresia e PD ne nje gare totalisht te legjitimuar ja dha mbeshtetjen Lulzim Bashes dhe vetem ai nen lidershipin e tij mund te arrij nje ndryshim te madh dhe te vertet ne vend.

Politika ne vendin tone po ndryshon dhe kohet po ndryshojne politikanet duhet te jene me punmbaruar dhe me pak populist.

Ne fund dua te shpreh per ate qe me takon edhe nje mendim per foltoren e Doktorr Berishes: na kane mesuar kur kemi qen  te vegjel qe hallet e shtepise nuk dalin jasht shtepise. Basha nuk u be i keq ose i  lig nga e merkura ne te premte. Vendimi i tij ka qen vendimi me i mire per demoktratet e thjeshte dhe per Partine Demokratike.

Konfidencialiteti i Bashes ne te gjithe kete proces nuk eshte shenje dobesie por eshte shenje profesionalizmi dhe ndershmerie ndaj S.Berishes per te mos i nxjerre punet e shtepise ne syte e te gjitheve.

Mendoj qe Basha do bej cmos qe te mbroje deri ne fund te drejtat e demokrateve dhe sakrificen e tyre mbi 8 vjecare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura