Folklori shqiptar, Ansambli i Këngës, dy ditë koncert në Bruksel

Apr 20, 2018 | 13:06
SHPËRNDAJE

Sot e nesër, në zemër të Europës do të këndohet shqip. Shqipëria do të prezantojë identitetin e saj kulturor në Bruksel, në sallën BOZAR.

hysni zela

Prej datës 19 – 22 prill në Bruksel po zhvillohet Festivali Ndërkombëtar Kulturor “Balkan Trafik”, ku këtë vit, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Shqipëria do të përfaqësohet me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore (AKKVP).

“Detyra e promovimit të një imazhi të favorshëm jashtë vendit i takon diplomacisë kulturore. Roli i kulturës në përmirësimin apo promovimin e imazhit të vendit është i rëndësishëm. Kemi vite që Shqipëria eksporton kulturë me cilësi të lartë”, është shprehur ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Me një formacion prej 17 artistësh, solistë, grupi i valleve, kompleksi vokal dhe orkestra popullore, me grupin polifonik së bashku me zërin e magjishëm Hysni (NIKO) Zelës, të pranishmit do të mund të udhëtojnë përmes këngës, valles dhe folklorit shqiptar, përfaqë- suar nga Ansambli Kombëtar. Programi do të përfshijë vallet më të spikatura të zonave të ndryshme, këngët polifonike deri te formacionet orkestrale në formën e kabasë apo meloditë e pavdekshme të këngës së kultivuar.

Përfaqësimi i trupës së Ansamblit Kombëtar në këtë edicion i dedikohet polifonisë shqiptare si trashëgimi e UNESCOS-s, në kuadër të 60- vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë. Pjesëmarrja në këtë festival ndërkombëtar organizohet në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme si dhe përfaqësinë tonë diplomatike në Bruksel.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura