“Fol kryeministër, boll u frikësove”, LSI thirrje Ramës të reagojë për bombardimet në Siri

Apr 15, 2018 | 15:22
SHPËRNDAJE

Pas reagimit të Presidentit Ilir Meta nje dite me pare, kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili komenton heshtjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Ne nje postim ne rrjetet sociale, Vasili shkruan:

petrit vasili konference

“Kryeministri qep gojen per bombardimet ne Siri sepse ne Amerike drejton Trump dhe jo Sorrosi.

Kryeministri qe komenton cdo budallek te mundshem me te gjithe fuqine e mundshme dhe me te gjithe cektesine e mundshme,ka qepur gojen per bombardimet, qe SHBA udhehoqi ne Siri.
Sigurisht per kryeministrin,qe urren presidentin Trump fjalet nuk i dalin nga goja sepse Trump po udheheq nje aksion te nivelit boteror per goditjen e diktaturave gjakatare dhe vecanerisht ne Siri.
Turp per kryeministrin qe i kundervihet amerikes dhe shqiptareve duke heshtur.
Fol kryeminister,boll u frike;per te miren e njerezimit Ameriken e drejton Trump jo Sorrosi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura