“Fokusi mbi Shqipërinë”, Kryemadhi takohet me zyrtarin amerikan

Nov 14, 2019 | 18:58
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vijuar turin e takimeve në Uashington, ndërsa së fundi ka pasur nje bisede me kryetarin e NënKomisionit për Europën, Euroazinë, Energjinë dhe Mjedisin, në dhomën e përfaqësusesve të Kongresit Amerikan.

8e39b0e2-f5b2-475a-853e-039b5af8ffb1

Gjate takimit me William Keating,biseda ishte me fokus mbi Shqipërinë, roli i Nato-s dhe mbështetja e palëkundur e Shqipërisë për aleancën euroatlantike si dhe bashkëpunimi prioritar me SHBA për të ringritur vlerat demokratike në Shqipëri.

Ne fjalen e saj Kryemadhi u shpreh se “qënia e një vendi të denjë për aleancën e NATO-s fillon pikërisht nga vlerat demokratike të vetë vendit. Te niveli i demokracisë, të checks and balances, tek liria e medias dhe tek garantimi i plotë i të gjitha lirive dhe të drejtave të qytetarëve si themeli i një demokracie funksionuese”.

Kryemadhi theksoi gjithashtu rëndësinë që ka për Shqipërinë si anëtar i NATO-s dhe për popullin shqiptar rritja e prezencës së SHBA në realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për një sistem drejtësie funksional e të pavarur dhe për vazhdimin e palëkundur të rrugëtimit euro-atlantik të vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura