FMN paralajmëron Qeverinë: Ulja e çmimit të naftës do ketë ndikim në buxhet

May 20, 2015 | 20:01
SHPËRNDAJE

FMN pranon që ulja ne çmimit të naftës do ketë ndikim tek të ardhurat e qeverisë në buxhet. Në raportin e fundit të publikuar sot, FMN rendit 4 impaktet kryesore që ka rënia e çmimit të naftës.

FMN

 

Së pari, ajo e lidh me uljen e inflacionit. Së dyti, me ndikimin tek të ardhurat. Së treti me llogarinë korrente, që në terma afatamesëm do jetë negative. Dhe së katërti, ndikimin edhe në totalin e rritjes ekonomike.

Në raport, theksohet edhe struktura e taksave, që vilet nga nafta, ku FMN vlerëson se rënia e çmimit në bursa, nuk u reflektua në nivelet e pritshme, pikërisht për shkak të kësaj strukture.

Ulja e çmimit të naftës ndikon tek ulja e tatim fitimit që derdhin kompanitë në buxhet, tek TVSH-ja, por edhe tek investimet, sepse investitorët që janë aktivë në treg, duke bërë kërkime dhe nxjerrje nafte, kanë më pak interes kur çmimi është i ulët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura