FMN mbyll misionin: Të përshpejtohet reforma në administratën tatimore

Jun 28, 2016 | 13:01
SHPËRNDAJE

Misioni i radhës i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka përmbyllur vizitën. Në një konferencë për shtyp Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se ekonomia shqiptare po konfirmon stabilitet, ndërsa qeveria i mbetet besnike parashikimit për rritje 3.4% për vitin 2016. Kjo rritje do të jetë pozitive, sipas Ahmetaj pavarësisht ndonjë ndikimi nga faktorët e jashtëm.

Ahmetaj_FMN

Sipas Ahmetaj qeveria është e angazhuar në përpjekje për të ulur borxhin publik. Sipas tij për biznesin do të ketë thjeshtim për procedurat tatimire dhe doganore, duke ruajtur performancën e qendrueshme të të ardhurave.

Ministri Ahmetaj sqaroi se kuadri fiskal po diskutohet me FMN dhe se Paketa e re Fiskale do të kalojë në qeveri për miratim brenda korrikut. Sipas tij hiqet frika e biznesit për rritje taksash dhe konsolidohet sistemi.

Ndërsa përfaqësuesja e FMN-së në Tiranë Anita Tuladhar tha se të ardhurat nga tatimet dhe doganat në përgjithësi janë në përputhje me parashikimet e bëra në buxhet, duke konfirmuar përpjekjet e qeverisë shqiptare për reformat e ndërmarra. Sipas saj, FMN parashikon që inflacioni do të rritet në 1.8% deri në fund të vitit.

Tuladhar la si detyrë përshpejtimin e vendosjes së tatimit mbi pronën. Nga ana tjetër tha se duhet të ketë përparim të reformave strukturore.

Përfaqësuesja e FMN-së tha se sfidë për qeverinë mbetet rishfaqëja e detyrimeve të prapambetura në investimet publike dhe se duhet të përmirësohet zbatimi i investimeve.

Në lidhje me sistemin bankar u shpreh se është i mirëkapitalizuar dhe me likujditet, por kreditë nën standarde mbeten ende problematike edhe pse është uluur niveli i tyre.
FMN deri në fund të muajit gusht do të lëvrojë këstin e radhës prej 36 mln euro.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë fjalës së tij tha se banka ka qenë e angazhiuar me misionin e radhës të FMN, si dhe në përcaktimin e politikave mbështetëse për ekonominë shqiptare. Sipas tij ambjenti i jashtëm nuk është shumë pozitiv për ekonominë e vendit.

Sipas guvernatorit ekonomia do të vazhdojë të performojë me pozitivitet dhe se plani konsistent mbështet politikat monetare. Ai tha se do të ketë përmirësim progresiv për rritmet e rritjes ekonomike. Guvernatori theksoi se mbatja e inflacionit brenda objektivave do të jetë graduale dhe në periudhë afatmesme.

Sejko tha se bankat duhet të kenë qasje më pozitive ndaj kreditimit dhe se duhet të përshpejtohen reformat strukturore. Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura