“Fluturojnë” çmimet e ushqimeve, çojnë inflacionin 2.3 % drejt objektivit të Bankës

Aug 8, 2018 | 13:32
SHPËRNDAJE

Rritja e çmimeve dhe te energjisë  me ritme te shpejta këtë  vit po çojnë inflacionin drejt objektivit të Bankës së Shqipërisë.

grafiku-inflacioni

Sipas të  dhënave të  INSTAT ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,3 %, teksa objektivi i Bankës së  Shqipërisë  është  3%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,18 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,59 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,20 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Korrik 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,6 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 3,2 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,0 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,8 %, “Veshje dhe këpucë” me 2,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,7 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,1 %, “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,6 % secili, etj.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 18,3 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 2,7 %, “vajra dhe yndyrna me 2,4 %, “peshk” me 2,3 %, etj.

Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” u ulën me 1,8 %. Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Qershor 2018 ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,6 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Argëtim e kulturë” me 0,5 % secili, “Shëndeti” me 0,3 %, etj. Ndërsa, çmimet e grupit “Transporti” shënuan një rritje prej 0,5 %, pasuar nga grupi “Hotele, kafene e restorante” me 0,1 %.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura