Fluturimet nga Rinasi, drejtori i Aviacionit Civil: Çmimi i biletave do të ulet

SHPËRNDAJE

Shume shpejt çmimi i biletave te anioneve do te ulen edhe ne Shqipëri. Këtë e thote drejtori i aviacionit civil Krislen Kerri, i cili i ftuar ne emisionin 7pa5 ne Vizion Plus shpjegoi se kjo do te vije per shkak te zgjerimit te kapaciteteve te linjave lou kost.

Rinas

Ulje do të ketë, sepse them kapaciteti sot nga Tirana i low kost është te 10-15%, nuk është i lartë, për shkak të mënyrës që është, por zgjerimi i kapaciteteve do e rrisë mundësinë e kompanive low cost të zgjedhin se ku duan të fluturojnë, më cfarë tarifash duan të fluturojnë, Sjell në vëmendje që kompanitë low cost nuk fluturojnë në aeroporte që i kanë tarifat aeroportuale më shumë se sa 10 euro. Aeroporti i Tiranës sot i ka 40 euro”.

Sipas zotit Kerri trendi ne rritje i fluturimeve drejt Shqipërisë me charter vërteton se jemi nje vend tërheqës edhe per kompanitë ajrore.

“Diferenca e fluturimeve me charter nga 2013 në 2017 ka qenë 650 %, pra 25 mijë persona fluturonin në 2013, 170 mijë u mbyll 2017 dhe trendi do vazhdojë jam i sigurt për këtë vit se sapo janë miratuar 10 destinacione të reja”.

Shume shpejt nisin negociatat me kompaninë turke per aeroportin e Vlorës, ndërkohe qe pritet shprehja e interesit me ane ten je studimi fizibiliteti per aeroportin e Kukësit nga nje tjetër firme e huaj.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakOperacion i madh në Greqi, 13 shqiptarë në pranga. Sekuestrohen drogë, armë e euro
Artikulli tjetërMirela Bogdani në krye të “Rrjetit Kombëtar të Aleancave të Grave Këshilltare”

4 KOMENTET

  1. O shoku drejtor shihni mos I ulni me blu panorama o alitalia,me lowcost nuk ke garanci.

  2. Krislen Kerri, i paafte ishe ne kabinetin e Haxhinastos dhe i paafte je edhe tani ne AAC. A te kujtohet emisioni Opinion ?!?!?!
    Nuk bohesh i zgjut me lekt e vjerrit oooo Krislent.
    Hajt shnet……….

  3. Krislent Kerri je totalisht i paafte dhe deshtak. Isoj ke qen ene kur ishe n'kabinet t'haxhiut. Nuk bohesh Drejtor me lekt e vjehrrit o Krislent. hajt shnet

Comments are closed.