Flutura Açka reagon ndaj Gjergj Lekës: Në Shqipëri ka burra-kurva!

Aug 25, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Pas intervistës që kantautori i njohur Gjergj Leka dha për “Panorama”, lidhur me të kaluarën e tij dhe të disa këngëtareve të njohura shqiptare, ka reaguar edhe shkrimtarja Flutura Açka, duke kritikuar ashpër qëndrimet e mbajtura prej tij.

Gjergj Leka dhe Flutura Açka
Gjergj Leka dhe Flutura Açka

Në një koment të publikuar në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, shkrimtarja kritikon gjuhën e përdorur nga kantautori ndaj disa këngëtareve femra me etiketime të tipit “kurva”.

Në komentin e saj, Açka flet për një histori personale me këngëtaren Parashqevi Simaku, ndërsa për Gjergj Lekën thotë se nuk di që ai të jetë i shquar në muzikë.


Komenti i plotë i Flutura Açkës në “Facebook”:

Per Parashqevine… grarine dhe Seksizmin shqiptar

Dikur nga mesi i viteve 80-te, kur si studente rropatesha trenave te sterngadalte shqiptare, tek kthehesha nje te shtune nga Tirana per ne shtepi, rasti e dha te isha ne nje vagon, dhe madje fqinj ne stol me Parashqevi Simakun.

Bri saj, nje i njohuri i saj, udhetar i rastit si ajo (me gjase ndonje lloj artisti), po perpiqej t’i bente shoqeri dhe ta argetonte me ca si shakara, qe m’u ngjane me shume si perpjekje per t’ia lypur pa turp. Nje cast, ndersa flisnin, ajo permendi ligjin kapitalist te ‘shfrytezimit te njeriut NGA njeriu’ dhe se si kapitalizmi e zbatokerka aq pa meshire.

Qejfliu yne, udhetari i rastesishem, u hodh shpejt ne sulm, dhe i tha: “Jo Parashqevi, e ke gabim, eshte ligji i ‘shfrytezimit te njeriut MBI njeriun’, dhe qeshi me nje latyrisje vetekenaqesie, qe kishte gjetur nje forme aq artistike t’ia thoshte pretendimet e ‘shefit se tij nen pantallona’. Parashqevia qeshi lehte sa per te thene dhe nderroi bisede.

Me pas nuk kujtoj gje, por shpejt mberriti stacioni i Kavajes. M’u kujtua kjo histori vitesh te shkuara keto dite tek lexoja fjalet e nje kolegu te saj per te, dhe ca simotra te saj, mes tyre dhe Vace Zelen. Keto rreshta nuk jane ne mbrojtje te ketyre grave, por ne funksion te distancimit nga ky lloj artisti dhe mllefi Seksist te shemtuar, fyes, inatcor, denigrues dhe te pakulturuar ndaj artisteve femra.

Per llojin e muzikes se Gj. Lekes nuk mund te flas, se nuk jam specialiste, por di te them se nuk shquhet kushedi cfare, ne nje kohe kur kemi nevoje per art te vertete nga ky dominim i vulgaritetit.

Gjithsesi, shqetesimi im ka lidhje me gjuhen e poshter dhe kelliren me sens seksist ne gjykimin e kolegeve femra. Qe nje grua te jete kurve, nuk eshte ndonje fatalitet i madh… sepse edhe mund ta justifikoj (ne rrethana te caktuara duke qene seks me i dobet, per interesa te caktura apo qofte per kenaqesi).

Fundja nuk do te jape llogari per menyren se si e perdor biologjine e saj. Por nje burre-kurve eshte gjeja me e neveritshme mbi dhe.

Dhe te tille burra-kurva ne Shqiperi ka shume, ka patur shume edhe ne kohen qe i referohet Gj. Leka. Por ai nuk i permend, sepse problemi eshte te perbalten femrat kolege. Ne asnje rast te vetem nuk kam pare qe ai dhe kolege te tij Seksiste, te thone nje gjysme fjale per politiken-kurve, per artiste-kurvare, per horra qe vodhen dhe rropen Shqiperine. Asnjehere! Fundja ne kohen e erret kur ‘mbreteronin’ Zela, Simaku e te tjera, ato ishin te paktat regetima qe ndryshonin nga minatoret, montateret, kipistet, tezgjahistet, e modele te tjera qe iu imponuan grarimit shqiptar.

Edhe me ‘kurverimin’ e tyre, ato e benin njefare ndryshimi. Ndersa kurvat e verteta qe vrane e prene, jane shpesh ne ekrane dhe po aq te nderuar sa dikur, ose jane varrosur me ceremonira shteterore. Te pakten Vacja, Parashevia, e te tjera iken, dhe ikja a tyre eshte ndjese e heshtur.

Se paku, une keshtu e kam lexuar, edhe pse nuk jam e bindur per fajesine e tyre. Dhe kjo vijane kellire kunder femrave artiste, eshte e perseritur, e qellimte, qe eshte produkt i nje shoqerie burrashe, edhe me tej: macoiste. Deri kur?

Komenti i Flutura Açkes ne "Facebook"
Komenti i Flutura Açkes ne “Facebook”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura