“Fluksi i shtuar i pacientëve të prekur nga COVID-19”, Manastirliu tregon skenarin e radhës: Po përgatitemi që…

Jul 13, 2020 | 15:59
SHPËRNDAJE

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” do të kthehet sërish spital Covid.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte sot në ambientet e tij ku ka parë nga afër përgatitjet e nisura për t’u kthyer në spital COVID2, nisur nga fluksi i shtuar i pacientëve të prekur nga COVID-19.

“Pas diskutimeve në komitetin e ekspertëve dhe minisri kemi vendosur që së shpejti brenda këtyre ditëve të rihapim si një spital që do trajtojë pacientët me Covid, spitalin Shefqet Ndroqi.

Kemi vendosur të ndjekim këtë skenar për disa arsye:

E para për kapacitetet dhe infrastrukturën që ka, ekipin e specializuar dhe ekspertizës që fitoi në fazën e parë”, tha ministrja.

“✅ Po forcojmë kapacitetet spitalore edhe në terapinë intensive, për të përballuar numrin në rritje të të prekurve. Stafet mjekësore janë në gatishmëri por një thirrje për çdo qytetar për respektimin e rregullave:
1️⃣ Mbani distancën
2️⃣ Vendoseni maskën
3️⃣ Ruani higjienën personale dhe kolektive”,
shkruan ministrja Manastirliu në Facebook, krahas videos.

Nga ana tjeter drejtori i Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, prof. Perlat Kapisyzi tha se puna e ekipit në fazën e parë tregoi se është një ekip me eksperiencë bashkëkohore në këtë spital, për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19.

Ndërsa shefja e shërbimit të Reanimacionit, prof. Alma Cani, tha se, falë forcimit të kapaciteteve në terapinë intensive në këtë spital, do të kemi cilësi dhe trajtim bashkëkohor në shërbim të pacientëve me COVID19.

Aktualisht janë duke u kryer proceset e fundit të transferimit të pacientëve dhe shërbimeve të spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” tek spitali “Nënë Tereza”, ku do të kenë pavion të dedikuar në shërbimin e ish-kirurgjisë, ndërkohë që rreth 125 shtretër në këtë srukturë do të jenë të dedikuara për pacientët me COVID19.

Pas spitalit COVID2, janë në dispozicion edhe spitalet COVID3 dhe COVID4, me një kapacitet rreth 500 shtretër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura