Fluks i madh mjetesh drejt bregdetit të Jugut/ Policia apel shoferëve: Shmangni qarkullimin brenda Vlorës, përdorni Bypass-in

Aug 1, 2021 | 11:03
SHPËRNDAJE

Policia Rrugore ka dal me një njoftim ku u bën apel drejtuesve të mjeteve që të shmangin qarkullimin brenda qytetit të Vlorës dhe të përdorin Baypass-in, duke u futur që në rrethrrotullimin e Nartës për në Baypass.

Reagimi vjen ndërkohë që konstatohet një fluks shumë i madh i mjeteve që qarkullojnë në drejtim të zonave bregdetare.

“Blutë” apelojnë po ashtu të mos qarkullohet me shpejtësi pasi çdo aks rrugor ka radarë e patrulla, dhe po monitorohet me kamera qarkullimi.

NJOFTIM 

Nisur nga fluksi shumë i madh i mjeteve që qarkullojnë në drejtim të zonave bregdetare dhe konkretisht fluksit shumë të madh brenda qytetit të Vlorës, të cilët qarkullojnë për në drejtim të Himarës. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin qarkullimin brenda qytetit të Vlorës dhe të përdorin BYPASSI-in duke u futur që në rrethrrotullimin e Nartës për në BYPASS.

Njëkohësisht Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të qëndrojnë në radhë ku ka fluks apo lëvizje të ngadalta si pasojë e fluksit të madh të automjeteve, të mos qarkullojnë me shpejtësi pasi në çdo aks rrugor ka radarë dhe patrulla të lëvizshme të Polcisë Rrugore që monitorojnë me kamera  qarkullimin.

Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo shkelje të qarkullimit rrugor duke ju garantuar reagim të menjëhershëm të patrullave të Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura