Florjan Binaj e konfirmon! Xhemi Shehu largohet përfundimisht nga ekrani, i lë Eneda Tarifës stafetën e “Portokallisë”

Sep 24, 2020 | 15:28
SHPËRNDAJE

Lajmet se Eneda Tarifa do të zëvendësoje Xhemi Shehun në moderimin e “Portokallisë” po qarkullojnë prej ditësh.

Ndërkohë që asnjëra prej tyre nuk reagoi, duket se aktori i humorit Florjan Binaj ka konfirmuar rikthimin e Eneda Tarifës në spektaklin e humorit.

Binaj postoi foto gjatë xhirimeve me këngëtaren e njohur, duke i uruar asaj mirë se ardhjen.

“Mirë se erdhe përsëri”- shkroi aktori krahas fotove, që i shoqëroi me emoji portokalli.

Pak orë më parë, Xhemi Shehu la të nënkuptohej se nuk do të punonte më në televizion.

Mikja e saj Arbana Osmani postoi një video në InstaStory teksa kalon mëngjesin nën shoqërinë e moderatores.

“Duket se që nga mëngjesi që këtë vit, këtë sezon nuk jemi për televizion,”- u shpreh Arbana Osmani.

Ndërsa Xhemi Shehu iu përgjigj: “Për këtë sezon? Unë nuk jam për gjithë jetën.”

Nuk dihen ende arsyet e largimit të moderatores, por ajo ka deklaruar se nëse ikën nga Portokallia nuk do kalojë në asnjë spektakël tjetër.

Ndoshta ky është fundi i karrierës për të në televizion, duke ia lënë stafetën pas katër vitesh, Eneda Tarifës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura