Floriana Garo, puthje dhe kafshime në buzë me ish- banoren e ‘Big Brother’

Jan 25, 2017 | 14:22
SHPËRNDAJE

Edhe pse një rregull i pashkruar, dihet tashmë se në momentin që dikush bëhet personazh publik, jeta private apo ngjarje të të shkuarës mund të bëhen objekt diskutimi në media e rrjetet sociale, e një gjë e tillë nuk rezulton gjithnjë pozitive…

Ditët e sotme, faqe të ndryshme në rrjet kanë nisur një ‘fushatë’ të publikimit të fotove të personazheve të njohur shqiptarë në një periudhë kur ata ende nuk ishin të njohur.

Viktima e radhës është moderatorja Floriana Garo e cila deri më sot ka ruajtur një imazh të mirë e pa skandale në sytë e publikut, ama puthja dhe kafshimi pasionant me Ilda Gegën  (e sjellë sërish në skenë) i ndryshon pak gjërat.

IldaFloriana

Foto fillimisht ka dalë që në periudhën kur ish-banorja e “Big Brother” doli nga shtëpia, kohë kur Floriana nuk njihej, por sot mund të themi se është e kundërta, pasi është moderatorja ajo që ‘preket’.

Nga komentet e shkruara krah fotos kuptohet lehtë se komentuesit apo ndjekësit e saj kanë mbetur disi të zhgënjyer nga një pamje e tillë, të cilën deri më sot nuk e kishin imagjinuar për Florianën.

Gjithsesi, pavarësisht reagimit të parë të komentuesve, një fotografi e tillë nuk ka asgjë të keqe…fundja, për sa kohë të ketë pasion dhe dashuri aq më e bukur është një marrëdhënie… edhe mes shoqesh, shkruan Blitz.

Ndërkohë më poshtë mund të shihni edhe disa foto të vjetra të personazheve të tjerë të showbizit shqiptar.

Kristin Prengaj
Kristin Prengaj
Zaimina Vasjari
Zaimina Vasjari
Getoar Selimi
Getoar Selimi
Eli Fara
Eli Fara

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura