Florian Marku u shpall kampion bote/ Ambasada amerikane uron boksierin shqiptar: Suksese të mëtejshme kampion

Sep 26, 2021 | 17:54
SHPËRNDAJE

marku1

Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar boksierin shqiptar Florian Markun për triumfin që mori përballë Maksim Prodan.

Përmes një postimi në Twitter, ambasada i uron suksese të mëtejshme kampionit të parë shqiptar.

“Urime Florian Markut, Kampioni Shqiptar në për federatën IBF në peshat Ëelter! Ne në Ambasadën Amerikane në Tiranë i dërgojmë të gjitha urimet tona më të mira kampionit të parë shqiptar në botë! Kampion Urime” – shkruan ambasada.

Florian Marku ia ka dalë të fitojë titullin kampion bote për federatën IBF. “Mbreti” shqiptar ka triumfuar me pikë, ndaj ukrainasit Maksim Prodan, pas plot 10 raundesh të zhvilluara.

Marku ishte dominues ndaj kundërshtarit të tij. Edhe pse nuk arriti ta hidhte me “nokaut” ukrainasin Prodan.

Kjo ishte ndeshja  më e rëndësishme e karrierës deri më tani në boksin profesionist, për Florian Markun, i cili është i pamposhtur, teksa në total në 10 duele të zhvilluara ka fituar 9 prej tyre teksa 1 është mbyllur në barazim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura