Florian Agalliu: Më akuzojnë se jam i favorizuari në DWS, ju tregoj marrëdhënien time me jurinë

Dec 22, 2015 | 14:05
SHPËRNDAJE

12141686_1508973532752060_3146781391958794557_n

Aktori i njohur çudit me fizikun e transformuar në skenë dhe tregon sekretin e dobësimit me 25 kilogramë më pak. Gara e kërcimit në “Dancing with the stars” tashmë po ngushtohet, ndaj personazhet po bëjnë maksimumin për të fituar kupën e vitit. Një nga protagonistët më të fortë të garës konsiderohet aktori Florian Agalliu, i cili në këtë sfidë shfaqet me fizik elegant dhe gjithë muskuj. Për mënyrën si ka hequr 25 kilogramë nga trupi i tij, arsyen pse akuzohet si i favorizuari i spektaklit, dhe si e mbështet bashkëshortja në këtë sfidë ndryshe, ai rrëfen për herë të parë në gazetën “Panorama”…

Konkurron në një garë kërcimi si “Dancing with the stars” dhe komentohesh si konkurrenti që po shkëlqen. Punon shumë për të realizuar performancat nga java në javë?

“Shkëlqen” është fjalë e madhe, por le të themi që kam dalë mirë. Ose më saktë i kam kaluar pritshmëritë, si unë për veten time, por edhe për syrin e publikut. Nuk jam shfaqur ndonjëherë kaq energjik dhe me këtë formë fizike, ndaj ndoshta dhe bëj përshtypje. Sa u përket performancave, bëhet një punë mirën. Lori ka bërë një punë të admirueshme me mua, ndaj gjej rastin ta falënderoj.

Kjo do të thotë që ka kimi mes teje dhe Lorit?

Që ka një lloj kimie, kjo s’do mend, sa kohë kemi pasur rezultate pozitive. “Dancing” kthehet në formë jetese, zgjat tre muaj, kështu që në radhë të parë duhet të shkosh mirë me balerinën, pa të shkojnë punët mirë. E kam shumë të rëndësishme atmosferën e punës, jam shumë i kujdesshëm për të mos shkaktuar probleme, pasi ato do të reflektonin direkt në rendimentin tonë.

Deri tani je përfolur se do jesh ti fituesi i këtij edicioni të “DWS”. I ke vënë qëllim vetes kupën?

Nuk e di kush e përhap këtë lloj paniku. Nuk besoj që përflitem aq shumë si fitues, se sa dëshira ime që kam për ta fituar. Synimet i kam të qarta, por rruga është me pengesa dhe të larta madje. Por mendoj se jam i stërvitur për t’i përballuar.

Meqë po flasim për garë, cilin apo cilën sheh si rival të fortë?

Rivaliteti aty është kuptuar qartë, ka konkurrencë të madhe, pasi si asnjë vit tjetër, gjërat kanë ndryshuar. VIP-at janë më të përgatitur, më të motivuar dhe e komplimentoj produe madhe. Është Lori ajo që ka barrën më të madhe, duke qenë se këtë vit vetë balerinët janë dhe koreografët e performancave. Sekretet e suksesit janë disa, duke filluar nga muzika te kategoria e më pas edhe koreografia. I fundit që mbetet është ekzekutimi im. E gjithë vëmendja është ndaj VIPit (personazhit), si e si që ta kemi më komode dhe të shfaqim më të ksionin për zgjedhjet që ka bërë. Gara po bëhet me duar të pastra, dhe duke i treguar armët që te dera. Sipas mendimit tim, nuk ka favorizime (edhe pse jam i akuzuar për këtë). Të gjithë jemi njësoj para një jurie, që ka bërë një punë për t’u admiruar. Na ka kritikuar, motivuar dhe ndonjëherë ka shkelur syrin për ndonjë gabim. Por, gjithmonë ka shkuar haku tek i zoti. Po kuptoj që ky është format që do këllqe të forta. Mundësitë na i kanë krijuar të gjitha, kështu ajo që duhet të bëjmë është të kërcejmë. Ju doni emra? Për mua rivali më i fortë është juria. Më ka ngelur vetëm një fishek për finale. Nëse i mund ata, atëherë fati im varet nga publiku.

Bashkëshortja është kritikja jote më e mirë në këtë rast…?

Nuk është kritike, por suporti im më i madh. Ka bërë të pamundurën për të më krijuar hapësirat e provave apo regjimin ushqimor. Jemi një familje që punojmë për atë kërcimin e javës. Nuk është aspak e thjeshtë. Por, duke qenë se merret vetë me televizion, ka hapësira dhe për ndonjë kritikë të vogël.

Nëse i fiton ti paratë e “DWS”, për çfarë do t’i shpenzosh?

A ka njeri në këtë kohë që nuk ia gjen vendin lekut?! (qesh)

KLODILDA HARKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura