Flori, romancë me “seksbombën” Elita Rudi

Nov 29, 2015 | 13:09
SHPËRNDAJE

Sapo ka nisur gara për “këngën Magjike 2015” dhe Flori Mumajesi është favorit për të marrë çmimin e parë. Teksti romantik i këngës së tij “Me fjalë të vogla” ka bërë për vete të gjitha femrat, por sidomos njërën veçanërisht.

flori elita

E mos kujtoni se e dini, se nuk bëhet fjalë për Elvana Gjatën. Është modelja dhe moderatorja nga Kosova, Elita Rudi, që njihet për format bombastike dhe së fundmi është parë në shoqërinë e Flori Mumajesit. Madje, ata e kanë kënduar së bashku këngën “Me fjalë të vogla” dhe si dëshmi është një pjesë e shkurtër e një videoje ku shfaqen të dy me refren.

elita rudi

Videoja është postuar nga vetë Elita Rudi, ndërsa thashethemet e para janë që mes të dyve ka një flirt dhe kënga i është dedikuar posaçërisht modeles joshëse nga Kosova.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura