Flori Mumajesi ‘bamirësi’ me një fans të talentuar, e fton që t’i bëjë një këngë. Ja reagimi i djalit (VIDEO)

May 29, 2015 | 11:11
SHPËRNDAJE

Pasi ka publikuar këngën e tij të re ‘Nallane’, Flori Mumajesi ka bërë reklamën e duhur në rrjetet sociale.

Por ai është përshëndetur nga fansat e tij kur ka publikuar një video të një djali teksa këndon këngën ‘Nallane’ në një version ndryshe por shumë të bukur.

 “super , kur te duash mund te vish e te ralizosh versionin zyrtar te cover-it ne studio Threedots dhe me pas te publikohet zyrtarisht.

Dhe pse nuk te njoh ftesa ime eshte e hapur, refuzo po deshe..faleminderit”- ka shkruar ai në video.
 

Djali i identifikuar si ‘taketotake’ ka kthyer koment duke i thënë se e pranon ftesën e tij me gjithë qejf.

Tani presim këngën e re të djalit, duke shpresuar të Flori t’i japë famën e duhur.

 

A video posted by Flori✅ (@iamflorimumajesi) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura