Flokët alla Romana/ Gratë imitojnë modelin e ambasadores (video)

Oct 15, 2017 | 14:12
SHPËRNDAJE

Romana Vlahutin ka një model të çuditshëm flokësh. Ato nuk ngjasojnë me flokët e vajzave të pasarelave, apo yjeve të kinemasë, të cilat shpesh janë edhe idhujt apo modelet e grave dhe vajzave në të gjithë botën.

Megjithatë, daljet gati të përditshme në ekrane e bënë shefen e delegacionit të Bashkimit Europian shumë popullore dhe në Tiranë filluan të shfaqen edhe gratë me modelin e flokëve të saj.

Diplomatja  kroate  ka  sjellë  një  trend  të  ri  në  modelin  e  flokëve  dhe  ngjyrën  e  tyre.

Por  jo  vetëm gratë e  thjeshta  e  ndjekin  zonjën  Vlahutin, atë e kanë  shembuj deputete si Elona Gjebrea, drejtoresha e promovimit në Bashkinë e Tiranës  Julinda Dhame, gazetarja Elda Lame apo dhe drejtuesja  e ‘Global  Travel’. Zonjat kanë një ngjashmëri tepër të madhe, e shpresojmë ta kopjojnë jo vetëm në  modelin e flokëve ambasadoren Vlahutin.

Burimi: Klan Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura