Flirti mes Vanda Narës dhe Marselo Brozoviçit, fotografi Fabricio Korona në gjyq për… shpifje

Oct 25, 2019 | 13:50
SHPËRNDAJE

Pas çështjes së krijuar disa muaj më parë, sipas të cilës Vanda Nara, bashkëshortja e ish-interistit Mauro Ikardi, kishte pasur një flirt me shokun e skuadrës së argjentinasit, Marselo Brozoviç, tashmë ka përfunduar në gjykatë për shpifje.

Brozovic-querela-Corona

Lajmin e rremë në fjalë, i cili menjëherë mori përgënjeshtrimin e mesfushorit kroat dhe më pas denoncimin e tij në prokurori, nëpërmjet avokatiti Danilo Buonxhorno, do të nisë të hetohet nga data 18 dhjetor e në vazhdim, teksa i akuzuari për këtë shpifje është paparaci i famshëm italian, Fabricio Korona, i cili e publikoi këtë në uebsajtin dhe revistën e tij “The King Corona”.

brozovic-fabrizio-corona-wanda-nara-750x391

Madje, sikur të mos mjaftonte kjo, sërish Korona ishte ai që kishte rrezikuar të garantonte edhe për një ndarje mes Vandës dhe Ikardit, pas mbrëmjes së shthurur të hipotetizuar mes modeles argjentinase dhe internistit Brozoviç.

corona_wanda_nara_brozovic

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura