Flirt me aktoren e filmave porno, por Don Xhon gjen dashurinë te një tjetër vajzë e huaj

Oct 1, 2022 | 15:41
SHPËRNDAJE

Pas disa muajsh nga ndarja e bujshme me modelen ruse, Don Xhon duket se ka gjetur dashurinë.

Ditët e fundit në rrjet kanë qarkulluar lajmet për një flirt mes tij dhe aktores për filmat e të rriturve, Alby Rydes. Dyshja kanë filluar të ndiqen në rrjetet sociale, por jo vetëm kaq. Dje, Don Xhoni publikoi një foto me Era Istrefin në “Instastory” dhe mbishkrimi i tij ishte: “E bukur është si ruse”. Vëmendja u përqendrua te ky koment i Don Xhonit nisur nga fakti se ai ka pasur një romancë të shumëkomentuar me modelen ruse, Ariana Lirey. Por duket se me Ariana është vetëm një flirt, pasi Don Xhon ka gjetur dashurinë në krahët e një tjetër vajze të huaj.

Një story e publikuar nga Don Xhoni ka nxitur dyshimet se reperi mund të ketë nisur një romancë të re. Ai publikoi në profilin e tij një video të shkurtër, ku duken një buqetë me trëndafila dhe shumë tullumbace të kuqe, duke i bërë të gjithë kuriozë se cilës vajzë do t’ia dhurojë reperi këto dhe duke ngritur kështu dyshimet për një lidhje të re të tij. Ai e shoqëroi videon vetëm me një emoji, pa dhënë asnjë detaj më tepër. Ndarja e reperit dhe e modeles ruse bëri bujë në media, sidomos pas deklaratave të kësaj të fundit. Lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”.

Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi, i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë. Nga ana tjetër, modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘story’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.

“Faleminderit për fjalimin prekës, por që të dy e dimë shumë mirë përse e shkruajte. Je mësuar të kesh dashurinë e të gjithëve kështu që mbaje. Ti bën muzikë të mirë, por “maska e djalit të mirë” do të dalë përsëri. Faleminderit për të gjitha dhe lamtumirë”, shkroi Ariana. Modelja deklaroi në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj se po mendon të vazhdojë jetën e saj pa Don Xhonin, dhe se ndarjen me të nuk e ka kaluar lehtë. Ajo rrëfeu se tashmë nuk mund të dashurojë më dikë, ndërsa shtoi se nuk ka plane për martesë apo lidhje, por do të dëshironte të kishte një fëmijë.

“A beson në dashuri? Do të doje të martoheshe?”, e pyeti ndjekësi. “Ekziston dashuria 100%. Kam dashuruar dhe është një ndjenjë e mrekullueshme. Por unë jam bërë për këtë. Kam humbur aftësinë për të dashuruar dikë. Nuk kam nevojë për një bashkëshort, nuk kam nevojë për një lidhje. Plani im i vetëm është të kem një fëmijë”, shkroi modelja krahas një fotoje të këmbëve të një fëmije.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura