“Flijimtarët”, tregimi i doktorit dhe shkrimtarit Flamur Topi që flet për rolin e Trombociteve

| 22:58
SHPËRNDAJE
 

flamur topi

Shkëputur nga vëllimi më i fundit, me novela dhe tregime fantastike-shkencore, në proces botimi: “NGJARJE NE TRUP,” i doktorit dhe shkrimtarit të mirënjohur Flamur Topi.

Analiza e gjakut të marrë në gisht, ose në venën e krahut, është më e kërkuara në Botë nga mjekë të specialiteteve të ndryshme!.

Ajo është tregues i rëndësishëm i gjendjes shëndetësore të një personi.

Aparaturat moderne të laboratorëve të sotëm, llogarisin numrin e saktë për 1milimetër kub gjak, të Leukociteve (rruazave të bardha), eritrociteve (rruazave të kuqe) dhe trombociteve (pllakëzave të gjakut).

Tregimi “ Flijimtarët”, u njeh me rolin  skajshmërisht të rëndësishëm për jetën, të pllakëzave të gjakut, të quajtura ndryshe Trombocite…

FLIJIMTARËT

-O Zot, sa i shëmtuar që është!- foli me vete, teksa e vështronte ngultazi, pa ia ndarë sytë. Dhe jo vetëm i shëmtuar…

Vuri lehtësisht buzën në gaz me pamjen për të qeshur të kokës, që shfaqej e përgjysmuar

mbi tryezën e mbledhjeve. Gjysma tjetër e saj, pra e kokës dhë i tërë trupi, u fshihej te tjerëve nga pjesa e mbuluar e ndëntryezës.

Ulur midis trupmëdhenjve bukuroshë dhë tërheqës, gjeneralëve Leukos dhe Eritros, dukej një liliput i vërtetë!

“ Për cfar të ka sjellë Perëndia në jetë?…Vërtetë, për cfar, o shëmtim? C’rrol, c’funksion ke në këtë Botë?…

Një cast,  ju bë se shpërqëndrimi i vet, tërhoqi vëmendjen e Prijësit, ndaj mblodhi veten dhe më i vëmëndshëm, me duar ne tëmthe, u vu të dëgjojë.

-Po kalojmë caste të vështira!..

Për të dëgjuar më mirë, Bazofili1 mënjanoi lehtësisht kokën  në drejtimin e Trurit.

-Fëmija ynë,  po ushqehet gjithnjë e më keq! Oreksmunguar sic është, po merr shumë më pak proteina, yndyrna, sheqerna, kripra minerale, vitamina,mikroelementë e të tjera…Gjëndja gati kritike, n’a detyroi të hapnim dyert e depove të rezervës ushqimore, por edhe ato, pak e nga pak, kanë nisur të shterrojnë! Nëse djali  do të vazhdojë të mos hajë, rezervat mund të mbarojnë një ditë!… Në rrethanat skajshmërisht të vështira në të cilat ndodhemi, le të vrasim mendjen  për rrugëdaljet… Do të dëgjoj me vëmendje secilin nga ju dhe do përpiqemi të bëjmë më të mirën gjë për shëndetin dhe jetën e të voglit…

***

Mënëfund, i erdhi rradha të flasë atij vetë.

Nguroi një cast, por prijësi e nxiti:

-Fol Bazofil…

Përpara se të merrte fjalën, vështrimi i Bazofilit u mbërthye sërish një cast të shkurtër tek Trombosi.

Fytyra e sheshtë si një pllakë, pa hundë e veshë, e shëmtuar sa s’kish më, ndjenja e fortë e mospëlqimit dhe  e mospranimit, ia hoqën drojën kalimtare të castit.

-Imzot! Teksa shoh ec e jaket e parreshtura, krejt të kota të ushtarëve

trombocitë, përgjatë mijëra e mijëra kilometrave të enëve të gjakut, gjithnjë kam pyetur veten:“ Për cfar shërbejnë ata? Cili është misioni në Trup i rruazave pllakë?…

-Dhe cfarë ke mundur të zbulosh  ti,  Bazofil?

-Asgjë, Imzot! E kam vrarë shumë mendjen, por gjithnjë një hic, një asgjë!…

-Në fund të fundit, cfar propozon ti, Bazofil? C’duhet të bëjmë me miliardat e trombociteve?…

-Sa kohë që Trupit të fëmijës ,mesa po kuptohet, nuk i vlejnë kushedi cfarë,  t’i largojmë prej këndej! Janë miliarda gojëra,  që duan të hanë e të pijnë! Kështu, arrijmë të kursejmë dicka dhe fitojmë kohën e shtrenjtë, derisa fëmija të nisë sërish të ushqehet normalisht..

Truri nënqeshi hidhur.

-Është e vërtetë! Trombocitet, që prej nëntë vitesh të jetws së fëmijës, vigjëlojnë parreshtur, ditë  natë, përgjatë enëve kilometrikë të gjakut!.  Deri tani nuk u është dhënë rasti të tregojnë veten, c’vlerë kanë; të dëshmojnë së c’janë në gjëndje të bëjnë për shëndetin dhe jetën e fëmijës! Por një milion herë më mirë kështu! Do të uronja më zemër që ata të mos hyjnë në  veprim  qoftë edhe një herë të vetme në jetë!..

Teksa shpjegohej, antarët e Këshillit të Trupit e  vështronin si të shushatur. C’po thonte kështu

pari i tyre ?  Për cfar aksioni bëhej fjalë? Cfar u kërkohej trombociteve të bënin? C’pritej prej

tyre?…

Truri vuri lehtë buzën në gaz.

 

– Kam përshtypjen se ne vend t’ua qartësoja,  e shtova edhe më shumë hutimin tuaj!  Por, tani për tani, nuk do të flas më shumë! E ardhmja  do të dëshmojë vlerat e tyre të pa përshkrueshme!…

Një cast të shkurtër, vështrimet e Bazofilit dhe Trombosit u kryqëzuan.

“ O Zot! Nuk e honepste dot atë shëmtim, atë fytyrë pllakë!”…

Nxitoi t’i ulë sytë i pari dhe pastaj të hedhe sërish vështrimin për nga Prijësi.

Nga ana tjetër, ndjenja e rëndë dhe e padurueshme e neverisë dhe mos pranimit, i shtoi vendosmërinë për t’i larë hesapet një herë e mirë me atë monstër!…

-Po sikur casti i madh, për të cilin po flisni, të mos vijë kurrë? Djali të rritet, të burrërohet e të mos ndodhë asgjë?… Miliardat e trombociteve, në tërë këto vite, a nuk do të ishin një barrë e skajshme për Trupin?- pyeti Bazofili.

-Qofshin  barra e jonë e përjetëshme! I pacim gjithnjë  brenda nesh dhe Trupi ynë mos ia pastë    kurrë nevojën!…

Të pranishmit cakërritën sytë edhe më shumë  të coroditur.

-Është njëlloj sikur qytetarët të kërkonin ndërprerjen e shërbimit të zjarrfiksëve, thjeshtë për faktin e lumtur së, per vite rradhazi, në qytet nuk kanë rënë zjarre; të shërbimit të urgjencës mjëkësore, të atij policor e të tjerë…

-E c’na qënka  ky rrol kaq i madh i trombociteve që, gjer më sot, nuk n’a  është bërë i ditur!- provokoi hidhur sërish, Bazofili.

-Grupimet qindra milionëshe të trombociteve, në misionet e parreshtura  të vëzhgimit e kontrollit  në brendësi të enëve të gjakut përshkojnë, deri  tani të pashqetësuara, dhjetra mijra kilometra në njëzetekatër orë! Kështu prëj nëntë vitesh! Nëse armiqtë e egër të jetës do të zbulonin të fshehtën e madhe, sekretin e lashtë të trombociteve,  do t’u shpallnin fill  luftw të egër e të pamëshirëshme!…Uroj, mos ardhtë rasti, qoftë edhe nje herë të vetme, i futjes në aksion të trupave trombocite, në mbrojtje të shëndetit dhe  jetës së fëmijës…

***

Dhe rasti nuk vonoi të vijë!…

Sirenat e ngjethëshme të alarmit numër një, kumbuan të fuqishme e dridhëruese në mbarë Trupin! Ankthi i skajshëm pushtoi të madh e të vogël! Dic e rëndë duhej të kish ndodhur…

Shpejt u mësua se përse sirenat nuk rreshnin së rëni!

Teksa rrëzohej me gotën e qelqtë të qumështit në dorë që mezi po e pinte ,ndën lutjet e parreshtura dhe këmbëngulëse të së ëmës, djali kish prerë një enë gjaku të rëndësishme të gishtit, me një emer latin fort të gjatë, që vec kirurgëve të specializuar posacërisht për operacionet e duarve, vështirë se dikush tjetër do të mundte t’a mbante mend!

Arteria digitalis palmaris propria indicis radialis! Kështu quhej ena arteriale e, si të mos mjaftonte kjo fatkeqësi, tehu i mprehtë i qelqit, cështje milimetrash, mund te kish dëmtuar rëndë edhe nervin pranë saj, digitales palmares communes  dhe për më keq akoma, tendinin e muskulit flexoris digitorum profundus!…

Shkurt, djali nuk do të mund të përdorte tërë jetën dorën e tij të djathtë dhe, për të mos ndodhur kjo gjëmë, do të duhej t’i nënshtrohej disa operacioneve  të ndërlikuara, shtrirë në disa muaj!

Për fatin e mirë të  djalit, as nervi dhe as tendini nuk qenë prekur, por tani do t’i duhej të përballej me gjakrrjedhjen e frikëshme  ku edhe sekondat vlejnë shumë, shumë!…

***

Në castin më të parë, rryma e fuqishme e Lumit të Kuq të Gjakut, flakëriu tej tutje, jashtë Trupit, qindra milionë eritrocite, leukocite dhe trombocite së bashku!

Duke kuptuar rrezikun e skajshëm, qindra milionë të tjerë, që vinin pas, po bënin të gjitha përpjekjet  të mbaheshin mesa mundnin, me duar e me këmbë, në faqet e brendëshme, të lëmuara  të Tunelit Arterie…Shpejt, plot dëshprim, bindeshin se nuk do të mund t’i rezistonin gjatë presionit të fuqishëm të rrjedhës dhe, me thirrje të dëshpruara, të ngjethëshme, duar shkëputur nga sipërfaqja e rrëshqitëshme e Intimas, flakeshin me vwrtik  tutje ne hapësirë…

***

Nuk kish aspak kohë për të humbur! Me urgjencë të lartë, brënda vetëm pak sekondash, Truri mblodhi Këshillin e Trupit.

-Takimi ynë i tanishëm do të jetë me siguri  më i shkurtri, që mund të kemi pasur ndonjëherë!…Djali është në rrezik të madh! Aksidentalisht ka prerë arterien Digitalis Palmaris dhe nëse gjakrrjedhja  do të vazhdojë…  Mund të ndodhë ajo që, goja nuk m’a mban t’a them!… Ndaj, në fare pak kohë, do të mobilizohemi të gjithë! Barra më e rëndë do të bjerë mbi ushtrinë e lavdishme të pllakëzave të sheshta dhe komandantin e saj, Trombosin!…

Bazofili shtangu! Ju bë, ju duk, se Prijësi përmendi emrin e urryer të Trombosit shëmtaraq, apo  me të vërtetë e tha?!…

-Nuk kam cfar të të them  tjetër, i dashur Trombos! Jeta e voglushit, që aq shumë duam, në duart tuaja!  Fjalët, në këtë situatë emergjente, janë të tepërta! Marshimi drejtë plagës, të nisë menjëherë…

***

Në pak sekonda,qindra milionë trombocite, mbrritën në plagën e prerë.

Përpara syve iu shfaq një pamje tronditëse!. Nga e cara e madhe e Tunelit Arterie, me forcë të skajshme  milionë pa numrim rruazash të kuqe, të bardha, por edhe trombocitesh, flakëriteshin tej tutje jashtë Trupit, përmes të thirrurash të ngjethëshme, të forta!

Në një distancë sigurie nga zona e plagës, kuadratë mizëri trombocitesh, në gjëndje gadishmërie të plotë, prisnin me padurim urdhërin e komandantit te tyre.

Nuk kish aspak kohë për të humbur.

-I zgjatni duart, njëri tjetrit!- iu drejtua zë dridhur, komandanti Trombos.

Milionat pa mbarim, shtrinë duart.

-Shtrëngoini fort, shumë fort!- u dëgjua sërish zëri i komandantit.

Në cast, të gjithë ushtarët trombocite, shtrënguan fort, shumë fort duart.

-Tani, kështu, dorë më dorë, shkojmë drejtë së carës së madhe! Gjithë së bashku do të formojmë një barrikatë trupash të gjallë për të përballuar vërshimin e vrullshëm të Lumit të Kuq dhe mbyllur të preren e plagës…

Rrjedha e  furrishme i shtyu tej larg,  i rrëmbeu, i mori përpara dhe i përplasi me forcë të skajshme në muret anësore të Tunelit Arterie!

Sa të hapësh e mbyllësh sytë, e panë veten në prag të së carës, shumë pranë honeve të frikshëm të saj…

-Mbahuni fort! Mos i shkëputni duart nga njëri tjetri! Tregojuni gjokset valëve! Sa më shumë plagë të marrim  nga goditjet e rrymave të fuqishme, aq më shumë Trombokinazë do të rrjedhë nga trupat tanë, aq më shpejt dhe me siguri  gjakrrjedhja do të shterrë!…

Rradhë pa fund milionash trombocite, të ngjeshura fort me njëri tjetrin2, po u bënin ballë me vetmohim të pashoq  valëve të fuqishme, me një qëllim të vetëm; të rezistonin me sa mundnin, për të mos u flakëritur tej tutje plagës së prerë!…

Instinkti i lashtë i botës së tyre  i shtynte të përballeshin në cdo mënyrë; të duronin pa u epur  goditjet e egra  të valëve të Lumit të Kuq të Gjakut mbi gjokset e tyre të brishta, përderisa nga plagët e tyre  të rridhte sa më shumë Trombokinaza shpëtimtare!

Ndërkohë, hemoragjia nuk rreshte. Miliona e miliona rruaza të kuqe, të bardha , por edhe trombocite, nga ato të murit të gjallë qelizor  krijuar prej tyre, flakëriteshin tej tutje në hapësirë!

Sekondat shkonin dhe vogëlushi vazhdonte të humbiste gjakun e shtrenjtë! Nga ana e tij Trombosi e dinte shumë mirë se sa e rrezikshme është hemoragjia  për një fëmijë, qoftë edhe e pakët…

Pas sekondash të tjera, me plot dëshpërim e dhembje në shpirt, vuri re se pak, shumë pak Trombokinazë  u  kish rrjedhur nga plagët e marra,  ushtarëve të vet flijimtarë!

Kjo, donte të thonte, se hemoragjia nuk do të shterrte e ndalja e saj do të vononte!…

Nuk kish më kohë për të humbur!

-Ushtarë trombocite! Ju falenderoj! Bëtë gjithcka mundët, por mesa duket, plagët e marra nga ndeshja e fortë me valët e egra të Lumit të Kuq, nuk mjaftojnë!…Fëmijës nuk i mbetet shumë kohë! Ndaj, bëhuni gati për sakrificën e fundit! Ndahuni në grupe të vegjël dyshe dhe qëndroni ballë për ballë njëri tjetrit!…

-Ti, biri im!- iu drejtua njërit prej ushtarëve të rinj. Zër vend ballë meje…

Dhe, duke iu drejtuar me zë të lartë, miliona e miliona cifteve:

-Gati të gjithë?…

-Të gjithë gati!- jehoi përgjigja e ushtrisë gjigande.

-Kamë nxirr!

Jehoi vringëllima e zhurmshme e kamave të nxjerra  nga këllëfët, që mbanin në brez.

-Në emër të jetës së djalit që duam, godit!

Pamje e rrallë ngjethëse, tronditëse, heroike!.

Në të njëjtën kohë, në një cast të vetëm, ciftet pa numurim të ushtarëve trombocite goditën         me kamë njeri tjetrin. Të gjitha të njëkohëshme, të fuqishme, të egra, të pamëshirshme, drejtë e në trup!  Fundi,  lypsej të ishte i menjëhershëm, pa vuajtje të zgjatura! Nga ana tjetër, plagët e mëdha e të thella, siguronin rrjedhjen e sigurtë dhe të bollëshme të gjakut të tyre, Trombokinazës, për të cilën edhe po flijoheshin me plot dëshirë!

Luftëtarit të ri, të vetmit, nuk po i bëhej të jepte goditjen vendimtare. Krahu i luftëtarit nuk i bindej! Si mund të vriste me dorë të vet, komandantin?

– Guxim! Kurajo biri im!  Jam si të gjithë ju në këto caste të vështira! Një tjetër prijës, i ri dhe i fuqishëm, do të më zëvendësojë!…Do të numroj gjer më tre dhe në fund…

– Një…dy… tre!

Goditën në të njëjtën kohë. Nga plagët e thella, nisi  fill  të rrjedhë curg  gjaku i tyre, Trombokinaza…

I rrëzuar,   goditur për vdekje, Trombosi  i buzëqeshi me dhembshuri ushtarit  të shtrirë fare pranë tij në grahmat e fundit…

-Faleminderit bir! Në emër të jetës së djalit, faleminderit!…

***

Trombokinaza, gjaku i qindra milionave trombocite, si flokëzat e dëborës së parë, nisi te veshë   dalëngadalë  Intiman,  shtresën e brendëshme të Arteria Digitalis  Palmaris Propria Indicis Radialis!…

Për të mos besuar! Po ndodhte mrekullia!…Rrjedha e Trombokinazës po shtrihej ngado; vec Intimës, po mbulonte dalëngadalë trupat e të vrarëve trombocite, por edhe të të vdekurve të tjerë, eritrocite, leukocite e qelizash të tjera cfardo, të pajeta! Të gjithë po treteshin së bashku, po bëheshin njësh, po shndërroheshin në një masë të pa formë,  që vec rritej e rritej në trajtë të një rrjete rozë të dendur e të padepërtueshme qoftë edhe nga një rruazë e vetme e  Trupit…

Sikurse perdja e skenës së teatrit, rrjeta e dendur rozë, nisi të hapej, të shtrihej përgjatë  hapësirës së frikëshme të plagës së gjerë,  dukë e zvogluar e mbyllur atë pak e nga pak!

Dhe  mbrriti mënëfund  casti i madh!  Pak, fare pak nanometra  i mbeteshin rrjetës për t’a mbyllur përgjithnjë të carën e arteries Digitalis Palmaris! Punë sekondash…

Sytë e të gjithëve në Trup, qenë mbërthyer pikërisht aty! Gati, gati, frymëmarrja u kish ndalur!

E c’ janë  duartrokitjet e zjarrta, entuziazmi i shikuesve, kur perdja e skenës  nis të mbyllet dalëngadalë në mbarimin e shfaqjes së suksesëshme, ballë thirrjeve të hareshme  të miliardave qelizave të Trupit kur, mënëfund, rrjeta e dendur, e kuqerremtë  e Fibrinës,  ndaloi përgjithnjë gjakrrjedhjen!

S’dinin c’bënin nga gëzimi i madh dhe i pa përshkruar!.Brohorisnin me zë të lartë, hidheshin në krahët e njëri tjetrit, përqafoheshin, qanin!…

Fëmija kish shpëtuar! Do të rronte! Do të rritej, do të burrërohej,  plakej e ndoshta nuk do të kujtohej kurrë për  t’u thënë një fjalë të vetme zemre  heronjve  trombocite: “Faleminderit pllakëza! Dhatë jetën dhe gjakun tuaj, Trombokinazën, për gjakun tim, jetën time! Edhe një herë, faleminderit! Mirënjohje pafundësisht!”…

***

Vec një, një i vetëm në Trup, nuk është i lumtur këtë mbrëmje festive! Ka një brengë të madhe në shpirt! Nuk mund t’ia falë vetes sjelljen e shkujdesur, përcmimin, shpotitë, fyerjet, ironine për Trombosin!…

I përfytyrohej, i dilte përpara syve, gjysmë koka, gjysmë fytyra,që paksa i shfaqej  në tryezën e lartë të mbledhjeve… I kujtohej se kësi rastesh, i vinte për të qeshur,  përqeshur, por  edhe  ulëritur, gati gati nga ndjenja torturuese e neverisë, pështjellimit deri dhe urrejtjes, tek përballej me atë pamje ,që ai krejt i sigurtë dhe pa u gabuar, do t’a cilësonte si më të shëmtuaren e botës së tyre!…

Dhe ca më vonë,  kërkesa e ngulmët për t’a përzënë e shporrur nga Trupi, kinse qe i pa vlerë, i tepërt, i panevojshëm!…

Thellësisht i penduar,  i vrare në shpirt, i torturuar nga pengje të shumtë,  i drobitur nga kompleksi i rëndë i fajit, krejt i vetëm u kredh në rrymën  e fuqishme të Lumit të Kuq…

U gjend shumë shpejt përpara koagulit ende të freskët të gjakut.

U mundua, u përpoq shumë dhe mënëfund, midis milionave shqoi trupin e gjymtuar, gati të shprishur të Trombosit,  bërë shoshë nga plagët e shumta, që kish marrë në përpjekjet mbiqelizore për të ndalur hemoragjinë vdekjeprurëse …

U drodh! E përshkuan mornica të forta dridhëruese! Ndjeu t’i mbusheshin sytë…

Instiktivisht, krejt pa e menduar, e pa veten në gjunjë…

-Me fal, Trombos i dashur, për urrejtjen, përcmimin pa shkak!… Pas pamjes tënde, paska qenë fshehur shpirti i bukur, nje zemër e madhe! Ndjesë, shumë ndjesë, vëllai im!

Iu afrua trupit, mbuluar si nga një flamur nga shtresa e kuqerremtë e Fibrinës mpiksese, ende me kamën e shtrënguar midis gishtrinjve të ngrirë nga vdekja… Pranë tij, një tjetër trup i shtrirë,  i pa jetë, i një ushtari të ri  me kamën në njërën dorë, gjithashtu…

Me ndjenjën plumb të rëndë të pendimit, fajit, të asaj që nuk c’bëhej më, zuri vend midis të dyve, teksa qante ndën zë…

Një cast, zgjati dorën nga kama e luftëtarit të ri, ende të njomur nga Trombokinaza, gjaku i  Trombosit të dashur, që sa ish gjallë nuk  e përqafoi  një herë të vetme, por vec e shkeli me këmbë, e përbuzi, fyeu dhe poshtroi…

-Dhe për cfar, për cfar?!…- pyeti veten plot dëshprim. Thjeshtë , sepse nuk ish i bukur, por i shëmtuar,  sikurse Perëndia e kish gatuar  dhe bërë!…

Trupi  i dridhej fort nga ngashërimat!…

E dobët, e zbehtë, sidoqoftë tronditëse, mbrriti tek ai jehona e largët e thirrjeve  të qindra e qindra milionave, që kremtonin me plot gëzim e hare ndalimin e gjakrrjedhjes,  jetën e shpëtuar të të voglit nga miqtë e padukshëm, të mirë e besnikë, trombocitet flijimtare!…

Flamur Topi

Fjalorth:

1-Bazofili: një lloj rruaze e bardhë(leukociti). Ka rol të rëndësishëm mbrojtës ndaj infeksioneve dhe paraziteve të trupit.

2-Në raste të rralla,  bashkimi trup në trup i trombociteve rrezikon  formimin e pjesëzave të vogla gjaku të mpiksur të quajtura trombe! Këta mund të mbyllin pjesërisht ose plotësisht hapësirën e lirë të një ene gjaku! Kundër kësaj gjendje të kundërt me hemoragjinë, mjekësia moderne përdor me sukses barnat antiagregante, përndryshe kundërbashkuesit…

 

 

Flamur Topi

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.