“Fletë-rrufeja njollë turpi në historinë botërore të drejtësisë”- Rama takohet me liderët kosovarë, në Prishtinë (FOTO)

Jun 29, 2020 | 19:28
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Kosovë, ku është takuar edhe me homologun e tij, Avdullah Hoti, me ish-kryeministrin, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, kreun e Nismës, Fatmir Limaj, kreun e PDK-se, Kadri Veseli dhe Presidentin, Hashim Thaçi. 

pjimage (36)

Pak orë më parë Rama zbuloi se synimi i vizitës së tij në Prishtinë ishte “për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë”.

Vizita e Ramës po bëhet pikërisht në një situatë mjaft të vështirë nëpër të cilën po kalon Kosova, pas zhvillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë ndaj Presidentit, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Te enjten e shkuar në Kuvendin e Shqipërisë, Rama foli  gjatë për luftën e pastër të UÇK-së si dhe për komandantët e UÇK-së të cilët luftuan drejtë dhe pastër për një Kosovë të lirë dhe sot të pavarur.

thaci rama

rama veseli 12

rama 1 rama 2 rama 4 rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura