Flet zv/ministri hollandez: Qeveria të informojë shqiptarët, s’ka asnjë shans për azil

Sep 9, 2016 | 15:13
SHPËRNDAJE

Shifrat e larta të azilkërkuesve nga Shqipëria përbëjnë shqetësim për autoritetet hollandeze. Zv/ministri hollandez për azilin, në një intervistë ekskluzive për ABC News kërkon angazhim nga qeveria shqiptare për të informuar shtetasit e saj, për pamundësinë e përfitmit të azil në Hollandë.

vlcsnap-2016-09-09-11h02m38s953

“Ka njerëz nga Shqipëria që po kërkojnë azil në Holandë. Kjo nuk është e saktë, sepse nuk ka shans për azil. Nuk duhet të vish të kërkosh azil në Holandë dhe po ashtu nuk mund të punosh, kështu s’ka arsye për të kërkuar azil. Për gjithë shqiptarët nuk ka asnjë arsye për të ardhur në Holandë. Po ashtu krijohen pengesa dhe duhet të kthehesh. Po ashtu për 2 vite nuk të lejohet hyrja në Bashkimin Europian. Kjo nuk është gjë e mirë dhe qeveria shqiptare do të jepte ndihmën e saj nëse do t’i këshillonte shtetasit e saj për të mos ardhur këtu” tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura