Flet Xhensila Pere: Lidhja ime me Jurgen Kurtin, pse dua të bashkëjetoj me të famshmit

Apr 21, 2018 | 11:31
SHPËRNDAJE

Xhensila Pere në lidhje me biznesmenin dhe menaxherin VIP Jurgen Kurti, ishte lajmi që pushtoi mediat pak ditë më parë pas publikimit të një fotoje të tyre, ku ndodheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit në një club nate. Pasi lajmi u përhap me shpejtësi, Jurgeni deklaroi se është i fejuar prej 5 vitesh me partneren e tij Enxhi Ekonomi, ndërsa ish-Miss Albania dhe finalistja e “Big Brother”, Xhensila Pere, tregon më shumë në këtë intervistë të saj për “Panorama Plus”.

Për projektet e saj televizive, ambicien për të qenë producente në hapat e Vera Grabockës dhe dëshirën për të qenë pjesë e “Big Brother Albania” i zbulon në rrëfimin e saj.

xhendsilaaaa

Me çfarë po merresh këto kohë, është “Miss Universe” angazhimi yt?

Angazhimi im kryesor është “Miss Universe Albania”, i cili zgjat më shumë se dy muaj deri në natën finale. Por ndërkohë jam e angazhuar edhe me disa projekte lokale në Pogradec, Korçë dhe Maqedoni, gjithmonë në fushën e televizionit.

Si një miss dhe pjesëmarrëse në gara bukurie, në kohën që jetojmë ku femrat bëjnë shumë ndërhyrje estetike, cilat janë kriteret e reja të bukurisë?

Është e vërtetë. Jetojmë në kohën e së bukurës dhe femrat janë të prirura gjithnjë e më shumë drejt perfeksionit nëpërmjet bisturisë. Nuk jam kundër ndërhyrjeve estetike absolutisht, por jam gjithmonë për të bukurën natyrale. Dhe përderisa në kompeticione botërore si “Miss Universe” apo “Miss World” pranohen vajzat me ndërhyrje, atëherë ka vetëm një kriter: të dukesh e bukur.

Po meshkujt e bukur sa lidhje kanë me bukurinë e princit, apo është koha e bishave?

Koha e princit është kthyer në “Na ishte një herë”, është koha e bishave. Mjaftojnë një trup i bukur, muskuj barku, i kuruar dhe ky është princi i kohëve moderne edhe nëse e ka kokën bosh.

jurgen2

Qëndrojmë te ty dhe fotot me një djalë para pak javësh. Kush ishte ai dhe bëhej fjale për lidhje?

Ai është një mik shumë i mirë i imi dhe asgjë më shumë. Kam fatin që rrethohem nga njerëz që më duan dhe më respektojnë.

Intervistën e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/xhensila-pere-cme-lidh-me-jurgen-kurtin-dhe-pse-kam-deshire-te-bashkejetoj-me-te-famshmit-ne-big-brother-vip/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura