Flet Vuçiç: Ende s’kam vendosur për të ardhur ose jo në Elbasan

Oct 3, 2015 | 12:44
SHPËRNDAJE

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka folur per here te pare ne lidhje me qendrimin e tij per te ardhur ose jo ne Shqiperi per ndeshjen mes Shqiperise dhe Serbise. 

Ai tha se ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë i pranishëm në Elbasan Arena më 8 Tetor.

Shefi i qeverisë së Beogradit bëri deklaratën e parë zyrtare rreth kësaj çështje, pas spekulimeve të shumta nëse do të udhëtonte drejt vendit tonë.

Rama dhe Vucic
Rama dhe Vucic

“Ende nuk kam marrë një vendim për prezencën në ndeshje”, pavarësisht se “më parë kam rënë dakord me kryeministrin shqiptar, Edi Rama për të qenë i pranishëm”.

Kryeministri serb argumentoi se “dilemat për udhëtimin në Elbasan nuk lidhen me praninë e Hashim Thaçit, që ashtu si disa liderë të tjerë të rajonit do të jetë në stadium. Do ta vendos në ditët në vazhdim”,- vijoi ai.

Ai deklaroi se prezenca e zv.presidenit dhe njëkohësisht Ministër i Jashtëm i Kosovës nuk e pengon, por “shtyrja lidhet me takime të rëndësishme ekonomike dhe politike”.

Ndër të tjera Vuçiç nuk u shpreh aspak i shqetësuar për sigurinë e përfaqësueses së vendit të tij në Shqipëri, duke bërë të ditur se gjatë udhëtimit në Shqipëri përfaqësuesja serbe do të shoqërohet edhe nga forca sigurie nga Beogradi, raporton Super Sport.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura