Flet Rajmonda Bulku: Pengjet dhe ironitë që bënim me Bujar Lakon

Dec 26, 2016 | 13:32
SHPËRNDAJE

Të shokuar kanë mbetur kolegët e tij pas lajmit se i madhi Bujar Lako u nda nga jeta i tradhtuar nga zemra.

lako1

Kush me postime në rrjetet sociale e të tjerë me prononcime kanë përcjellë bashkë me dhimbjen, ngushëllimet për familjen, edhe superlativat për Lakon si aktor, artist i madh e i pazëvendësueshëm.

Aktorja Rajmonda Bulku mes lotësh shprehet se Shqipëria humbi një aktor të rrallë.
“Nuk ka më Bujar Lako, nuk ka më aktor si ai. Do i mungojë teatrit, filmit, neve na mungon, artit shqiptar i mungon, ne do vuajmë për këtë mungesë”, thotë Bulku në një telefonatë për Report Tv.

E pyetur nëse kishte ndonjë peng, Rajmonda Bulku shprehet se shpesh ata bënin ironi. Ne shpesh bënim irorni me veten tonë kur thoshim se nra koka në një vend të varfër dhe komunist, ndryshe do ishte diku tjetër’.

Ajo thotë më tej se “Shokohesh kur mëson këtë humbje. E duam Bujarin tonë ne aktorët, e duam të gjithë shqiptarët kudo ku janë”. Bulku madje shpreh habi sesi zemra u bë shkak për vdekjen e Bujar Lakos. “Bujari ishte ndër ata meshkuj, që as bark nuk vuri kurrë, e kishim zili për fizikun e tij dhe na habiti ky atak kardiak”.

Mevlan Shanaj: Klithmë nga qielli e shpirti, iku Bujo!

mevlani

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura